LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E dija se do dështonte”/ Arben Malaj tregon si e paralajmëroi Ramën

26 Korrik 2020, 09:28, Politikë CNA
“E dija se do dështonte”/ Arben Malaj tregon si e

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj , ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pak momente më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malaj tregon se e kishte paralajmëruar Ramën më parë se dhuna shtetërore për pagesat e dritave, ujit, taksat, informalitetin dhe për Covid-19 do të dështonte.

Ish-ministri citon Ivan Krastev dhe thotë se suksesi i qeverisë në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtëngimi i imponimit.

“Suksesi i një qeverie në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtëngimi i imponimit”. Ivan Krastev vlerësohet si një prej 100 njerëzve më influencues në botë. Në këtë ese gjen sqarimin edhe filozofik të dështimit të dhunës psikologjike dhe shtetërore të Ramaqeveri. Ne e paralajmëruan Ramën se dhuna shtetërore për pagesat e dritave, ujit, taksat, informalitetin bile edhe për Covid-19 do të dështonte.

Ja si e shpegon Krastev arsyet kryesore te dështimit. Krastev : 1. Parashihja rikthimin e shtetit të mbështetur tek rimëkëmbja e besimit, tek ekspertiza dhe dija shkencore. 2.Suksesi i një qeverie në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtrëngimi i imponuar. 3. Vetëm qeveritë që gëzojnë besimin e qytetarëve janë në gjendje të ushtrojnë një izolim të rëndë. 4. Më shumë se pesha e buxhetit për shëndetësinë është vendimtare cilësia e burokracisë?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit nga