Connect with Us

Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

Denoncim

Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

Publikuar

-

Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncuar dhunën e policisë në protestën që është zhvilluar nga banorët e rrugës së 5 majit.

Ata kanë protestuar për fabrikën e ziftit që ndodhet në zonë të banuar. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ish-kryeministri deklaron se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre për t’i shpërndarë.

“Ndal dhunës shtazarake të narkopolicisë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Krim i shëmtuar! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Video është bërë sot mbasdite te rruga 5 Maji në Tiranë afër shkollës “Ardjan Klosi”. Banorët kanë dalë për të protestuar për fabrikën e ziftit që ndodhet në zonë të banuar në mes të qytetit. Forcat e policisë ashtu siç dhe duket në video kanë ushtruar dhunë. Kjo nuk është policia që ne duam…”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi: Një person i dënuar për vrasje vendoset kryeplak fshati

Publikuar

-

Nga

Denoncimi: Një person i dënuar për vrasje vendoset kryeplak fshati

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se një person i akuzuar për vrasje është emëruar kryeplak fshati në Bllacë të Bulqizës.



Sipas tij, ky person ka bërë vrasje në Korçë dhe është burgosur, por në 97-ën kur u hapën burgjet ai është liruar.

“Zoti Berisha desha të ndaj një shqetësim me ty. Jam një fshatar nga komuna e Shupenzës Bulqizë kanë vendosur një kryeplak kriminel që ka bërë vrasje në Korçë dhe ka bërë burg për këtë çështje dhe në 97-ën kur u hapën burgjet ai ka dalë. Tani pa miratimin e popullit ai është kryeplak me kokëfortësi si i thonë kësaj pune. Po të ishe ti në pushtet a e meriton ky kriminel fshati Bllacë”, thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Drejtoresha e Zyrës Arsimore ikën me pushime/ Mësuesit e Fierit lihen pa rrogë

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Zyrës Arsimore ikën me pushime/ Mësuesit e Fierit lihen pa rrogë

Mësuesit e Fierit kanë mbetur pa rroga pasi drejtoresha e Zyrës Arsimore të Fierit ka ikur me pushime.

Ky është denoncimi i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazheve të qytetarëve dixhitalë.

Sipas tij, drejtoresha Yllka Beci nuk ka firmosur kalimin e rrogave për muajin  që kaloi dhe mësuesit kanë mbetur pa paratë e tyre prej një jave.



“Përshëndetje doktor Berisha. Mësuesit e Fierit kanë një javë pa marë rrogën, se drejtoresha e ZVA Fier Yllka Beci ka ikur me pushime dhe nuk firmos. I themi ministres së Arsimit ta kthejnë të marrën të firmosë pastaj le të theket sa të dojë se kanë për të paguar kreditë mësueset”, thuhet në denoncim.

LEXO EDHE:  Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht 14 persona

LEXO EDHE:  Tentoi të vetëflijohej me motrën dhe nënën/ Dëshmitarja e Jehovait: Nuk e dini ç’sakrifica kemi bërë

Ndërkohë qytetari tjetër shkruan: “Përshëndetje doktor Berisha. Si fillim ju uroj gjithë të mirat e jetë të gjatë! Po ju drejtohem juve, se vetëm ju keni ngelur zëri i vetëm i lirë në këtë vend që po ja marrin frymën çdo ditë të paudhët. Data 7 Gusht sot, dhe Arsimtarët e Fierit nuk kanë marrë akoma rrogën, se kemi familje për të mbajtur, se kemi kredi për të paguar, s’do tja dijë njeri doktor. Ju faleminderit e kalofshi mirë. Anonim të lutem, se janë të pamëshirshëm e na fikën, na lanë fëmijet rrugëve. Respekte!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Bashkia e Durrësit sharron pemët dekorative

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Bashkia e Durrësit sharron pemët dekorative

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar abuzimin e bashkisë së Durrësit me pemët e mbjella anës rrugëve kryesore të qytetit.

Duke iu referuar mesazhit të nj qytetari dixhital, Berisha deklaron se pasi vodhën me tenderin e mbjelljes po sharrojnë kumbullën e kuqe!

Ish-kryeministri ironizon duke thënë se bashkia tani do të vjedhë me një tender tjetër të kumbullave vishnje”.



“Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë. Ndodhemi në një nga rrugët kryesore të Durrësit. Ndërkohë që qyteti është tërësisht i paralizuar nga ana ekonomike prej tërmetit dhe pandemisë, të shumtë janë qytetarë që janë braktisur nga ndihma ekonomike për të rindërtuar banesat e tyre që u takon me ligj. Bashkia e Durrësit me paturpësi abuzon me paratë në një kohë kur këto para shumë mirë mund të jepeshin për nevoja bazike qytetarëve apo spitaleve të vendit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive – Aksidenti spektakolar / Prokurori merr para karburantin dhe plagos 3 persona

LEXO EDHE:  Tentoi të vetëflijohej me motrën dhe nënën/ Dëshmitarja e Jehovait: Nuk e dini ç’sakrifica kemi bërë

Por kjo Bashki pak vite më parë mbolli me një tenderim që pati lënë shumë dyshime në atë kohë në lidhje me çmimin e blerjes së disa pemëve dekorative “Pemë Kumbull”, ku sot me paturpësi po i sharron ato që vetë mbolli. A do të mbajë kush ndonjëherë përgjegjesi në këtë Bashki e cila nuk la gjë pa shkatërruar në këtë qytet dhe duke abuzuar me paratë e shqiptarëve? Çfarë duhet të bëjnë më shumë këta që prokuroria të zgjohet nga gjumi??”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital./ CNA.al

LEXO TE PLOTE