LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 në SHBA/ Bie në kolaps spitali në Teksas, Florida kalon New Yorkun

26 Korrik 2020, 19:52, Kosova & Bota CNA
Covid-19 në SHBA/ Bie në kolaps spitali në Teksas, Florida kalon

Një spital në Teksas ka rënë në kolaps, pasi shtretërit janë ezauruar dhe tashmë mjekëve atje u mbetet të zgjedhin, se cilët pacientë mund të qendrojnë dhe cilët do të dërgohen në shtëpi para kohe.

Spitali ?Starr County Memorial Hospital?, është spitali i vetëm në rajon, dhe mjekët kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve. Mediat e huaja kanë raportuar se është formuar një komision për të lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në Teksas, në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë mbijetese.

Rajoni Starr filloi të shënonte rritje të numrit të rasteve në fillim të korrikut. Në këtë rajon banojnë 64,000 persona dhe vetëm brenda 24 orëve të fundit  u regjistruan 1,769 të infektuar dhe 17 të vdekur.

Zyrtarët thanë se kjo rritje ka ardhur prej tubimeve duke detyruar autoritetet që të lëshojnë urdhër për izolimin e zonës.

Ndërkohë risia tjetër nga SHBA vjen nga Florida e cila sot, u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve Nju Jorkun shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas agjencisë ?Reuters? rastet me COVID-19 në Florida u rritën të dielën me 9,300 të infektuar duke e çuar totalin e përgjithshëm në 423,855 vetë duke u renditur pas Kalifornisë që udhëheq tashmë përsa i takon numrit të infeksioneve me 448.497 raste. Nju Jorkut renditet i treti me 415.827 raste.

Megjithatë Nju Jorku vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve në rang vendi me më shumë se 32 mijë që prej fillimit të pandemisë ndërsa Florida renditet në vendin e tetë me rreth 6 mijë vdekje. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga