Connect with Us

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Kronika

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Publikuar

-

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar sot pronarin e lokalit “Barons” për shembjen e pallatit 6-katësh nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Blutë njoftojnë se ndaj 44-vjeçarit A.T. është vendosur masa arrest me burg.

Ai kishte bërë ndërhyrje në pallatin 6 katësh, ku humbën jetën si pasojë e shembjes dy qytetare. Sipas ekspertëve, ka rezultuar se pallati është shembur për shkak të ndërhyrjes.

“Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Policia bën “kërdinë”/ Ndalohen 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Nga

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.



Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Kërcënohet me jetë agjentja e krimeve

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Gjendet e vdekur në banesë një e moshuar

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjecare ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin më inciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë



“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në  njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hapja e aplikimeve për 350 vende në shkollën bazë të policisë/ Ja cilat janë fazat

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur fazat për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme

Policia e shtetit ka hapur në datën 10 korrik aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem.

Kjo fazë u përmbyll në datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.

Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

Ndërsa paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458 dhe të gjithë aplikantët e qarkut Korçë.

Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës.

Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.



Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

LEXO EDHE:  Tërmeti sjell tragjedi edhe për familjen Rama/ Djali i kryeministrit: Mes viktimave edhe një njeriu im i afërt

LEXO EDHE:  Shpërthen bombola në katin e 5 të një pallati

Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit, nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.

Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.

Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të.

Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

LEXO TE PLOTE