LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet shifra/ 756 punonjës të stafit mjekësor të infektuar me Covid-19 në Kosovë

25 Korrik 2020, 19:50, Kosova & Bota CNA
Zbulohet shifra/ 756 punonjës të stafit mjekësor të

Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19, në Kosovë janë infektuar 756 punonjës të ekipit shëndetësor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar sot shifrat zyrtare dhe ëbn thirrje të respektohen masat.

Ai tregon gjithashtu se në Kosovë deri më tani kanë humbur jetën 3 mjekë si pasojë e virusit të padukshëm.

?Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).
Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë?, shkruan Hoti në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga