LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentativat për të hedhur baltë/ Shkëlzen Berisha ngre padi, i nxjerr të palarat Blushit dhe Bolinos

25 Korrik 2020, 15:16, Politikë CNA
Tentativat për të hedhur baltë/ Shkëlzen Berisha ngre padi,

Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka marrë një kredi në një bankë të nivelit të dytë dhe ka blerë disa prona me vlerë 1.8 milionë euro në Marqinet të Vorës.

Pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe një reagim i fortë nga Shkëlzen Berisha, i cili thotë se drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe pronari i Report Tv Carlo Bolino janë përpjekur të hedhin shpifje ndaj figurës së tij.

Berisha thotë se ai pronat i ka blerë me një kredi dhe nuk i ka vjedhur paratë apo nuk i ka marrë ?dhuratë? nga pushteti.

Djali i ish-kryeministrit thekson se të marësh kredi dhe të blesh prona nuk është krim, ndërsa i përmend Blushit aksionet e Lori Kafe dhe të gjitha mashtrimet, ndërsa Bolinës i përmend koncesionet dhe pronat.

Shkëlzen Berisha tregon se ndaj Blushit do të ngrejë një padi penale, për ta çuar deri në fund këtë çështje, që sipas tij është shpifje.

?Duke qenë se në 13 vjet aktivitet privat nuk kam përfituar kurrë në mënyrë direkte ose indirekte asnjë qindarke nga fonde publike apo nga persona që kanë përfituar prej tyre, dhe duke qenë se të gjitha hetimet, gjyqet, apo proceset ligjore nuk kanë gjetur kurrë asnjë përfshirje të Shkëlzen Berishës në tragjedinë e Gërdecit, për këto shpifje, ndaj mediablushit do ngrihet padi penale dhe civile për t?i dhëneë mundësinë t?i provojë ato para gjykatës?, nënvizon ai.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Nje pergjigje per Blushin dhe Bolinon

Keto dite mediat e perhershme prane qeverise jane perpjekur te hedhin balten dhe shpifjet e radhes ndaj meje.

Kete here me duhet t?i falenderoj qe u eshte kandisur kaposhi i baltes ne nje thele, pasi kesaj radhe akuzat nuk jane per vrasje, vjedhje, grabitje etj por pse kam marre kredi ne banke.

I falenderoj pasi me kete propagande po i faktojne shqiptareve se ne ndryshim nga Carlo Bolino une pronat as nuk i kam ?dhurate? nga pushteti as nuk ja kam vjedhur publikut duke lene qindra te rinj pa shkolle, por jam kam blere pronarit te ligjshem. I falenderoj pasi po i provojne shqiptareve se biznesi im nuk financohet nga parate publike si koncesioni i bunkereve te Carlos, por nga kredi private e marre ne banke.

Krim nuk eshte te blesh prone, krim eshte ta vjedhesh ate nga publiku. Nuk eshte krim te marresh kredi, krim eshte te perdoresh taksat e shqiptareve per te ndertuar nje koncesion fitimin e te cilit nuk e vjelin qytetaret qe paguan per ngritjen e tij, por Carlo Bolino qe nuk nxorri nje qindarke nga xhepi.

I falenderoj sepse po u faktojne shqiptareve se ne ndryshim nga Blushit mua me eshte dashur te marr kredi ne banke per te bere biznes, ndersa ai eshte gdhire milioner me 33% te aksioneve te Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro per te blere keto aksione. Ne ndryshim nga Blushi dhe bashkeshortja, une nuk jam fshehur ne Bullgari per te hyre ne ortakeri me mafien e plehrave qe vjedh cdo dite miliona euro nga parate publike te shqiptareve, por kam hyre ne mardhenie me banken dhe cdo veprim e kam kryer ne vendin tim, ne trasparence te plote dhe konform ligjit.

Pertej falenderimeve dy fjale per kredine:

Mediat e qeverise perpiqen te hedhin tym se si dhe pse eshte marre kjo kredi, ne fakt pergjigjen kesaj pyetje ja ka dhene banka e cila pasi ka shqyrtuar te gjithe dokumentacionin perkates me gjithe raportet e vleresimit te prones dhe biznes planin ka vendosur ta levroje kete kredi. Kjo eshte nje banke nderkombetare e cila respeketon standartet me te larta te sherbimit dhe ne ndryshim nga mediat e Karlos nuk ushqehet me koncesione shtetore e prona publike dhe ne ndryshim nga mediat e Blushit nuk e ka akuzuar askush per gjobevenie. Per rrjedhoje vleresimi i bere nga kjo banke eshte me i sakte, i besushem e i paanshem, se ai i sherbetoreve te Rames qe ushqehen me para e prona publike per t?i sherbyer pushtetit.

Me pas cifti Blushi & Bolino perpiqen te krijojne lidhje mes kredise dhe pastrimit te parave duke thene se pronat jane me vlere me te ulet se kredia e dhene, gje qe pervecse e pavertete, eshte dhe qesharake sepse nuk mund te pastrosh para duke blere nje objekt me shtrenjte se vlera qe ai realisht ka. Skemat tipike te pastrimit te parave jane ato qe ka bere Blushi ne Korce dhe Rama ne Surrel kur prona qe kushtojne qindra milione blihen 10 here me lire se cmimi real i tregut ose kur fjala vjen dikush qe ka deklaruar vetem 3 mije euro kursime gdhihet dhender ose nuse ne nje prone disa miliona euro.

Ne vazhdim vjen flluska e radhes se une kam fshehur pasuri nga ILDKP, gje qe eshte nje perpjekje per te mashtruar publikun pasi ne perputhje te plote me ligjin une kam deklaruar cdo te ardhur, kredi apo detyrim personal, llogarite bankare personale, pronesine personale mbi pasuri te luajtshme e te paluajtshme, si dhe perqindjet e aksioneve qe zoteroj ne kompani te ndryshme, nder to natyrisht dhe Logal. Sigurisht qe bilancet asetet dhe kredite e kompanive depozitohen ne institucione te tjera (ne varesi dhe kontroll te plote te Rames) ku dhe jane depozituar konform cdo rregulli e ligji ne fuqi.

Ne pamundesi per te provuar qofte dhe nje shkelje ligjore ne tymnajen qe eshte perpjekur te ngreje, mediablushi detyrohet te ripertype shpifje te vjetra se une paskam dhene konsulence ligjore a paskerkam keshilluar biznese per kontrata me shtetin si dhe paskam punesuar te aferm ne biznesin e Gerdecit.

Duke qene se ne 13 vjet aktivitet privat nuk kam perfituar kurre ne menyre direkte ose indirekte asnje qindarke nga fonde publike apo nga persona qe kane perfituar prej tyre, dhe duke qene se te gjitha hetimet, gjyqet, apo proceset ligjore nuk kane gjetur kurre asnje perfshirje te Shkelzen Berishes ne tragjedine e Gerdecit, per keto shpifje, ndaj mediablushit do ngrihet padi penale dhe civile per ti dhene mundesine ti provoje ato para gjykates./ CNA.al

Ben Blushi padit Berishën por duhet të hetohet vetë nga SPAK

Lajmet e fundit nga