LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë e rënduar në Shqipëri/ 6 viktima në 24 orë

25 Korrik 2020, 14:25, Lifestyle CNA
Situatë e rënduar në Shqipëri/ 6 viktima në 24 orë

6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë gjatë një deklarate për shtyp.

Mësohet se kanë humbur betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi?, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga