LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në një familje në Bathore/ Burri godet me sende të forta gruan

25 Korrik 2020, 20:48, Kronika CNA
Sherr në një familje në Bathore/ Burri godet me sende të

Një sherr ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në një familje në Bathore.

Mësohet se bashkëshorti ka goditur me një send të fortë gruan e tij pas një konflikti për arsye banale.

Nga informacionet paraprake, raportohet se gruaja është plagosur lehtë në shpatull.

?Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën. Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme?, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga