Connect with Us

Rekord rastesh të reja me Covid-19/ OBSH: Mbi 280 mijë të infektuar, shifra më e larta që prej nisjes së pandemisë

Shëndeti

Rekord rastesh të reja me Covid-19/ OBSH: Mbi 280 mijë të infektuar, shifra më e larta që prej nisjes së pandemisë

Publikuar

-

Lufta e Dytë Botërore përfundoi 75 vjet më parë/ Ç’mund të na mësojë ajo mbi luftën kundër koronavirusit

Situata e pademisë së Covid-19 vijon të jetë shqetësuese, në shumicën e vendeve.

Kështu sipas OBSH, numri i të infektuarve vijon të rritet, ndërsa një ditë më parë është shënuar numri më i lartë i të infektuarve, në një hark kohor prej 24 orësh.

Në vetëm 24 orë, sipas OBSH-së në botë janë shënuar plot 284.196 raste të reja të prekur nga Covid-19, numër i cili mund të rritet në ditët në vazhdim.

Kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Dy ditë më parë shifra ditore e të infektuarve më Covid-19 ishte ai 247.224, ndërsa të shtunën e e kaluar 259.848 persona të infektuar.

LEXO EDHE:  Covid-19 shkakton viktimën e radhës/ Ndërron jetë pacienti nga Tirana te Infektivi

Të vdekurit në 24 orët e fundit kanë qenë 9.753 persona. Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 janë regjistuar 15,738,013 raste, nga të cilët kanë vdekur 639,704 persona.

Edhe në SHBA në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është i lartë, 1.150 ndëra rastet e reja kanë qenë 73.800 persona./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZenecas.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri përgjegjës për përballimin e situatës ekonomike gjatë pandemisë, Arben Ahmetaj.

Ministrja i premton qytetarëve se do t’ja dalim të kalojmë pandeminë më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ne do t’ia dalim ashtu siç ju’a kam thënë, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan ajo krahas videos kur pret vaksinat.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror.

“Javën që vjen, duke filluar nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine. Po vijohet me operatorët turistikë, dhe do të shtrihemi javën e ardhshme edhe në targetin e punonjësve të transportit publik, duke filluar me punonjësit e transportit ajror, me punonjësit e Air Albania”, nënvizoi Manasirliu.

LEXO EDHE:  U infektua me Covid-19/ Dërgohet me urgjencë në Turqi, drejtori i Policisë Kufitare në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Pacienti në neurokirurgji rezulton me Covid-19/ Izolohen mjekët dhe infermierët

Duke e konsideruar situatën e epidemisë në vend, një situatë të kontrolluar, Manastirliu ka bërë me dije se në Spitalin COVID 3 nuk ka aktualisht pacientë të shtruar, por njësoj si COVID 4, do të jenë në gatishmëri bashkë me stafet mjekësore.

“Jemi në një situatë, e cila konsiderohet me një incidiencë të ulët sa i përket rasteve të reja ditore. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Në spitalet COVID 3 dhe COVID 4 akutualisht nuk ka më pacientë, pasi është ulur numri pacientëve, por ato jane sërish në gatishmëri dhe mund të themi që situata paraqitet e kontrolluar”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Publikuar

-

Nga

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

“10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Bie ndjeshm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Kush janë kategoritë që përfitojnë të parat nga vaksina e Covid-19

LEXO EDHE:  Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 442
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2480

Testime totale 607,688
Raste pozitive 129,594
Raste të shëruara 101,584
Raste Aktive 25,668
Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18531
Fier 2216
Durrës 1088
Shkodër 915
Gjirokastër 913
Korçë 673
Vlorë 452
Dibër 322
Kukës 287
Elbasan 200
Berat 53
Lezhë 18

LEXO TE PLOTE