Connect with Us

Nga Topalli te Ristani e Bode/ Zbardhet lista e kandidatëve të PD-së, mes tyre mjekë e gazetarë

Politikë

Nga Topalli te Ristani e Bode/ Zbardhet lista e kandidatëve të PD-së, mes tyre mjekë e gazetarë

Publikuar

-

Nga Topalli te Ristani e Bode/ Zbardhet lista e kandidatëve të PD-së, mes tyre mjekë e gazetarë

Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Ajo që bie në sy në propozimet e Tiranës është se demokratët kanë qenë të fokusuar te dy nga zërat e fortë të opozitarizmit në këto vite Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Burime nga të deleguarit e PD në degët e kryeqytetit pohojnë se Tabaku shihet edhe si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore në kryeqytet. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka.

Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.

Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.

"Koalicionet nuk i ndalon dot"/ Duma: Sot Rama është në rënie, opozita nuk përçahet
Grida Duma, ish-deputete e PD

Propozimet e Tiranës:

-Grida Duma
-Jorida Tabaku
-Halim Kosova
-Oriola Pampuri
-Tomorr Alizoti
-Flamur Hoxha
-Belind Kellici
-Flutura Acka
-Aurel Plasari
-Albana Vokshi
-Gert Bogdani
-Gent Strazimiri
-Aldo Bumci

Në Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta. Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm.

Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.

Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqsimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.

Me një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Ridvan Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Qeveria i bleu me dy-fishin e çmimit të tregut

Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament. Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj. Lezhnjanët propozojnë që në parlament të përfaqësohen edhe me figura si ato e pedagogëve Preç Zogaj, Agron Gjekmarkaj apo edhe një rikandidim të Preç Zogaj.

Bardhyl Londo, shkrimtar

Në Gjirokastër emrat më të propozuar janë ata të ish-deputetëve aktualë por edhe ai i pedagogut Roland Bejko. Në listën e propozimeve bëjnë pjesë edhe ish-këshilltari i Presidentit Nishani, Ylli Asllani dhe shkrimtari Bardhyl Londo.

Në Dibër ish-deputetja Dhurata Çupi ka marrë një numër të lartë propozimesh, në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela teksa në Tropojë një prej emrave të propozuar është edhe ai i politologut Afrim Krasniqi.

Lista e kandidateve të propozuar për deputetë sipas qyteteve

Durrës

Oerd Bylykbashi

Florion Mima

Dorian Teliti

Igli Cara

Agim Baçi

Redi Varaku-Kavaje

Andi Lila-Kavaje

Aulon Kalaja-Kruje

Elbasan

Endri Hasa

Luçiano Boçi

Fitim Zekthi

Zheni Gjergji

Sonila Daiu

Aurel Bylykbashi (Kandidat për Bashkinë)

Edmond Biccoku

Nada Krypa

Mimoza Hasakeiu

Mirela Karabina

Fier

Enkelejd Alibeaj

Luan Baci

Gazmend Koduzi

Ndricim Xhyra

Eriselda Prishta

Jakup Beqiri

Ndriçim Bali

Eduart Tashi

Indrit Sefa

Arben Ristani

Gjirokastër

Tritan Shehu

Roland Bejko

Ylli Asllani

Arben Ristani

Arben Kashahu

Genc Ruli

Ivi Kaso

Niko Shupuli (Kandidat per Bashkine Permet)

Bardhyl Londo

Vlorë

Bujar Leskaj

Agrom Shehaj

Nada Meçorapaj

Dashamir Tahiri

Edmond Fetahu

Nada Daullja

Lorenc Danaj

Alta Hazizi

Dibër

Dhurata Çupi

Xhemal Gjunkshi

Naim Gazidede

Ilir Krosi

Roland Keta

Luan Haka (Kandidat per Bashkine)

Jozefina Topalli flet ne parlament
Jozefina Topalli

Shkodër

Bardh Spahia

Lorenc Luka

Jozefina Topalli

Romeo Gurakuqi

Izmira Ulqinaku

Irma Kopliku

Voltana Ademi (Kandidate per Bashkine)

Xhemal Bushati

Irena Shatari

Ervis Krymi

Emiljan Pjetri

Imeldi Sokoli

Blendi Gjylbegu

Ridvan Bode

Korçë

Ervin Salianji

Andrea Mano

Klevis Balliu

Eduard Kapri

Erald Kapri

Ridvan Bode (Vetem ne Devoll)

Lezhë

Fran Frrokaj

Mark Marku

Preç Zogaj

Agron Gjekmarkaj

Kukës

Flamur Nokaj

Isuf Çela

Besnik Dushaj-Tropojë

Afrim Krasniqi-Tropojë

Berat

Namir Lapardhaja

Astrit Veliaj

/abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

Nga

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Gazetari Nikoll Lesi së fundi në një editorial të publikuar në gazetën e tij, i ka thurur laved ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Në video-editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, kreu i PD, Lulzim Basha lihet në “hije”, ndëra thekson se pa Sali Berishën, “PD do të kishte vdekur”. Sipas tij, Berisha është inspiruesi i demokratëve.

Por, gjithashtu Lesi tregon edhe një tjetër detaj, të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Lesit, PD dhe PS do të ishin në koalicion, nëse nuk do të kishte qënë kundërshtimi i Sali Berishës.

PD do të ishte në koalicion me Partinë Socialiste nëse nuk do të ishte kundërshtimi i liderit të demokratëve, Sali Berisha, që në fakt është edhe inspiruesi i krejt demokratëve.”-thuhet në editorial.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Korçë sipas votave në dy përballjet e fundit

LEXO EDHE:  Një nga organizatorët e grevës në Rinas/ Kush është shefi i shtabit elektoral të PD

Më tej, risjell ne vemendje zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa thotë se “Në vitin 2005 PD erdhi e vetme në pushtet, pasi ishte djegur dhe rrënuar. Dhe kjo seps eish-lideri demokrat krijoi frymë, besim dhe ishte i vendosur të hapej si parti. Ndërsa Basha mbetet kryetar europian, i butë por pa zjarr.

Po ashtu ai thekson se “Demokratët pa Sali Berishën do të ishin krejt të mbaruar. Është ai që mban gjallë Partinë Demokratike.”

Sipas Lesit, “Kur ne themi Partia Demokratike dhe nënkuptojmë Saliun”./CNA.al

LEXO TE PLOTE