LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Shëndetësisë apel të fortë/ “Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes, kini kujdes”

25 Korrik 2020, 14:36, Lifestyle CNA
Ministria e Shëndetësisë apel të fortë/ “Mos

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje çdo qytetari të tregojë kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave.

Ministria kërkon që qytetarët të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca.

Gjithashtu në apel theksohet se  çdokush duhet të ruajë higjienën personale, duhet të ruajë veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

?Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127?, thekson ministria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga