LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koha për një "Pol të Pluralizimit Politik"/ Artan Fuga tregon mënyrën e zgjidhjes së krizës politike

25 Korrik 2020, 08:59, Politikë CNA
“Koha për një "Pol të Pluralizimit Politik"/

Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga ndërsa reagon në lidhje me debatet politike, për sistemin zgjedhor, i ka dhënë një leksion të fortë klasës politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga i drejtohet edhe partive të vogla, ndërsa shkruan se ?Unë nuk e kuptoj fare apatinë, fatalizmin dhe inferioritetin e lidershipit të partive të vogla opozitare jashtë Kuvendit!

Pse nuk kuptojnë që poqese shumica kryeministrore i pengon të jenë në një koalicion të diversifikuar me partinë e madhe opozitare, përse nuk hedhin si alternativë se do të krijojnë përndryshe një listë të përbashkët të tyre, dhe të marrin me të të gjitha votat që kanë pas marrë madje shumë më tepër.

Përse nuk dalin me një listë ta zemë të “Polit të Pluralizmit Politik” dhe në vend të kësaj rrinë te hijet e pemëve anash Pallatit të Kongreseve në mes të vapës duke pritur sesi do vendosi Konferenca e Jaltës për ta!?

Sa i takon koalicioneve, ai thekson se duhet t?i bëjnë si në Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë e kudo.

?Unë nuk e kuptoj dot apatinë fataliste lindore që na ka zënë!

Krijoni mo një listë të përbashkët sipas peshës elektorale të secilës parti sot dhe vazhdoni rrugën! Ose rrini prisni nesër çfarë kohe do jetë: shi, breshër, llohë, baltë!

Aleancat pastaj bëjini, kurse koalicionet postzgjedhore bëjini si në Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë kudo.

Do të shikoni sesi do të kthehet e drejta për koalicione si më parë!?-përfundon Artan Fuga.

Lajmet e fundit nga