LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Artan Hoxha i “nxjerr bojën” Ramës/ Tani ndaje mendjen o “Baba i kombit”, si të bëjmë?!

25 Korrik 2020, 12:31, Politikë CNA
Foto-Artan Hoxha i “nxjerr bojën” Ramës/ Tani ndaje

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në një postim në rrjetet sociale, disa foto të kryeministrit Edi Rama, në takime të ndryshme, ku herë del me masjë dhe herë pa maskë.

Gazetari Hoxha i kërkon kryeministrit ta ndajë mendjen, duhet apo nuk duhet ta mbajmë maskën.

?Mesele me maska te zeza…
Sot, Edi Rama u shfaq live nga sinjali i ERTV, ne nje inspektim punimesh per riparimin e pasojave te termetit te 26 nentorit, bashke me ministrin e kudokapara Ben Ahmetaj dhe stafin qe e shoqeronte, pa maska ne fytyre.
Nderkohe kur shkon ne takime me opoziten, ate parlamentare apo ate ne rruge, vendos maske te zeze, si ne ambjent te hapur, ashtu dhe ne ambjent te mbyllur.
Tani ndaje mendjen o ?Baba i kombit?, si te bejme?!
Te mbajme maske apo jo?!
Dhe ku e kur ta mbajme?!?-shkruan gazetari.

Më tej, ai vijon të irnizojë Ramën, ndërsa shkruan se maskën e vë vetëm kur takohet me këta të opozitës.

?Nga nje ane, nxjerr ministra ne pike te diellit me maska ne fytyre, nxjerr ?çiraket? mediatike qe i shperblen me VKM ne kohe pandemie, me maska te zeza ne ekran, pastaj del dhe vet me maske te zeze, por vetem kur takon keta te opozites.
Nga ana tjeter, shetit per kokerr te qejfit me nje staf te tere nga pas, dhe te kudondodhurin Ahmetaj, pa maske ne fytyre. Ia shtron per shtat pale qejfe dhe rrekellen bardhak me dhalle me Termetin, pa maske ne fytyre.
Fushatat sensibilizuese, alla kazan-mediatik, nuk behen duke u vendosur te tjereve maska te zeza ne fytyre, por duke mbajtur vete maske te zeze ne çdo dalje publike, ne çdo takim, ne ambjent te hapur apo te mbyllur…
Ndryshe e rrenon besimin e publikut tek ajo qe thua.
Nuk po shkoj shume larg, por vetem ne Prishtine, ku kryeministri Abdullah Hoti, nuk shfaqet kurre pa maske ne fytyre, kudo qe te jete, dhe me kedo te jete.

Fiks ajo shprehja:?Beni si them une, mos beni si bej une?-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga