LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulojnë mediat maqedonase, Laçi pranë akordit me futbollistin...

25 Korrik 2020, 13:40, Sport CNA
E zbulojnë mediat maqedonase, Laçi pranë akordit me

Bojan Najdenov mund të rikthehet te Laçi, të paktën kështu pretendohet në Maqedoninë e Veriut. Mesfushori organizator, i cili ishte sezonin e shkuar pjesë e kurbinasve, iu bashkua në janar skuadrës së Akademija Pandev.

Ai ishte i pafat, pasi kampionati u ndërpre prej pandemisë së COVID-19. Vetëm katër ndeshje si zëvendësues luajti mesfushori 28-vjeçar, i cili tani po mendohet në lidhje me të ardhmen.

?Sportmedia? raporton se veç Laçit, për Najdenov interesohen edhe disa klube në Kosovë. Mesfushori dëshiron të luajë jashtë Maqedonisë së Veriut sërish dhe mbetet të shihet nëse ndonjë klub do i bëjë ofertën e duhur.

Përndryshe, lojtari që njihet për goditjet potente, do të duhet ta vazhdojë karrierën në vendin e tij, ku e njohin mirë. Vite më parë ai ka shkëlqyer me Rabotnicki, çka i mundoi edhe një transferim në Iran.

Lajmet e fundit nga