Connect with Us

Covid-19 dhe mbretërit (e ppp-ve) lakuriq!/ Tre mësimet që nxorëm nga epidemia

Opinione

Covid-19 dhe mbretërit (e ppp-ve) lakuriq!/ Tre mësimet që nxorëm nga epidemia

Publikuar

-

Numër i kufizuar testimesh/ Dasho bën parashikimin e frikshëm: Mund të jenë rreth 1 mijë raste të reja në ditë

Nga Erion Dasho

* Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjithë telasheve që Covid shkaktoi në shëndet, jetën sociale dhe ekonomi, ai i bëri një “shërbim” indirekt sistemit shëndetësor shqiptar:

Maskën që u “vendosi” qytetarëve, ua hoqi oligarkëve të shëndetësisë!

Cilat janë disa mësime që kemi marrë deri tani nga epidemia e Covid-it?

Mësimi i parë: Shërbimet e oligarkëve dështuan!

Dy shërbime të rëndësishme të cilat kanë lidhje direkte apo indirekte me epideminë Covid u janë transferuar në formë PPP-je privatëve – shërbimi i laboratorëve dhe ai i sterilizimit. Asnjë prej tyre nuk arriti të kontribonte qoftë edhe minimalisht, pasi testimi ka qënë dhe mbetet thembra e akilit, kurse PPP-ja e sterilizimit u pa qartë se ka vrarë sensin e përgjegjshmërisë në sistemin shëndetësor duke menduar se “tani që kemi privatin, çështja e parandalimit të infeksioneve në spitale u zgjidh”.

Praktika tregoi se duke mos respektuar rregullat më minimale të mbrojtjes nga infeksioni, spitalet u kthyen nga vende ku ofrohet kujdes shëndësor në vende ku shpërndahen Covid-i.

Mësimi i dytë: Oligarkët vijnë për të mjelë!

Sapo nisi epidemia nga Covid dhe u mbyllën kufijtë e vendit, nisma e parë e një grupi biznesmenësh ishte përpjekja për të ngritur një strukturë spitalore private që do të trajtonte pacientët me Covid.

Më tej, media raportoi raste Covid-i midis personave me profil të lartë biznesi të cilët i hipën çarterave për t’u trajtuar jashtë vendit. Mesazhi është i qartë: shteti ua ka besuar shëndetësinë oligarkëve duke u paguar dhjetëra milionë euro në vit, por ata nuk i besojnë aspak sistemit shëndetësor dhe shërbimeve që kanë ngritur vetë.

Mësimi i tretë: Po bota çfarë mësoi?

Përvoja e këtyre muajve në përballimin e pandemisë nga covid-19 tregoi qartë se vendet me sisteme shëndetësore të mbështetura fort në sektorin publik (dhe me një sektor privat plotësues) ishin më të suksesshme në krahasim me vendet që bazohen tek një sektor kryesisht privat.

LEXO EDHE:  Erion Dasho publikon grafikun/ “Për dy-tre javë do të marrim lajmin e mirë”

Për këtë arsye Italia, Gjermania, Britania e Madhe, etj. u përballën me sfida të mëdha, por në fund arritën ta kontrollinin epideminë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke vuajtur pasojat e Covid duke qenë vendi më i goditur prej saj.

Sot në pjesën më të madhe të vendeve, PPP-të janë simbol i shpërdorimit të parave publike, korrupsionit dhe dështimit!

U desh Covid që mbretërit e PPP-ve të dilnin lakuriq para publikut shqiptar!

Pyetja që bëjnë sot qytetarët është:

Cilët janë fajtorë për këtë situatë?

Oligarkët e pavotuar apo drejtuesit e votuar politikë dhe shtetarët e paguar nga taksat tona që u dhanë oligarkëve kontratat e majme të PPP-ve?!

Le të shërbejnë pyetja e fundit si bazë për diskutimin nga miqtë e faqes…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Publikuar

-

Nga

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Nga Prof.Pellump G.Pilinçi

Nuk do të përpiqesha t’ju shkruaja… por i kam borxh gjakderdhjes dhe veprës së stërgjyshit tim, gjyshit tim, babait tim…, ata për çështjen e kombit shqiptar dhe kombit Amerikan “derdhen gjakun dhe humben pasurit mira vjecare….

Sepse stërgjyshi dhe gjyshi im u diplomuan në universitetet Amerikane. Gjyshi im pasi mbaroi universitetin kthehet në tokën e të parëve të tij … mbase disa viteve me një mision shkon në Amerikë, me punën e gjyshit tim …, miku i tij i hershëm emërohet ambasadori i parë në tokën e shqiponjave, gjyshi im dhe Ambasadori Ulysses Grant-Smith arrin në Tiranë Dhjetor 1922….Sapo komunistët serbo-rus e skllavëruan Shqipërinë, u grabitën të gjitha pronat e shumta, u dogjën vilat …, gjyshi, xhaxhallarët, babai dhe nëna shtatë muajsh shtatzënë u arrestuan! Unë kam lindur në burg ndoshta katër ditë mbase-arestimit…

Atëherë gjyshi im, mbasi beri shum vite burg u pushkatua vetëm sepse ai kishte ide dhe ndikim amerikan, gjyshi im fliste shtatë gjuhë të huaja, por nejse historia e familjes Pilinci është me qindra vëllime të historisë …

Shkreli! Ne jemi të vetëdijshëm për misionin tuaj të hershëm … dhe për misionin e ri në Tiranë …., kemi lexuar edhe fjalët, kritikat dhe këshillat për ambasadën tonë në Tiranë, për Ambassadorin Yuri Kim …, ju jeni bërë për fat të keq …, gjuha që përdorni në lidhje me ambasadën tonë zonjën Kim …, jo sepse Ju jeni kritik ndaj saj…, Ambassadori Kim. Por sepse, në sjelljen tuaj, ka më shumë etiketa ofenduese fyese sesa argumente të fakteve burimore … por ju këshilluat gjithashtu Ambasasdorin Kim …, sikur të ishe eprori i saj !? Por ju harroni se Zonja Kim, është ambasadori që përfaqëson Amerikën, dhe ju nuk jeni askush…., me atë fjalor si dikur kur keni larë enët dhe pastruar pallatet e New York.



Shkreli! Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, dua të them Vlera-politike …,Ne jemi në vendin e duhur për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare …. e dimë punën dhe misionin e ish-Zërit të Amerikës …, politika e Enverit i dërgoi njerëzit që të përçanin emigrantët …. ata erdhën për një kohë të shkurtër dhe ti afroheshin Uashingtonit… filluan të punonin si pastrues me vone folës i Zërit të Amerikës, ata vërtet dërguan nga Tirana…, por ata misionarë serbo-rusë … dhe mbase 90-te prej atyre që punuan në Radio Tirana u diplomuan në Kinë dhe Moskë ata mallkuan dhe fyen Amerikën dhe sot ata folës të thirrur (Zëri i Amerikës ) ata gjejnë mënyra për të përçarë shqiptarët dhe për të ulur vlerat shqiptare…

LEXO EDHE:  Zbulohen financimet e oligarkëve për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  PPP-të ose Paratë e Përdorura Paturpësisht!

Ne e dimë …. para se të botoni traktin e traktit ‘Dua të them se deklaratën e datës 08/07/2020 kundër United States Secretary Mike Pompeo edhe kundër 98% të shqiptarëve pro-Amerikanë … A e dini se Amerikanët dhe Shqiptarët janë bashk një trup …, Ju, përgatitur mirë “titulli” nga shoket e vjetër, shoket e rinj të Tiranës…, Ju thoni: ‘Pse Mike Pompeo anashkalon Shqipërinë dhe Kosovën? ‘

Shkreli, ju filluat avazin e vjetër të misioneve të hershme …, po ashtu Ju thoni: ‘Marrëdhënie të ngrira, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë’ … e tje, tje., fjalori antishqiptare dhe pro serbo-rus… Si guxoni të shkruani me një titull; ‘Pse Mike Pompeo injoron Shqipërinë dhe Kosovën?’ Ju shkruani titullin, si ish shoket tuaj (pjatalarëse) … Prof. Dr. Mike Pompeo u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit, u diplomua në Shkollën e Akademisë Ushtarake, U, S Shtëpia e Përfaqësuesve, Politike Party Republikane, Drejtori CIA, dhe tani Sekretari i Shteteve te Bashkuara Mike Pompeo. Ju, një varës i rremë intelektual.

Shkreli, dihet fakt, kur ka filluar zyrtarisht; Miqësia Amerikano-Shqiptare që nga viti 1922 … Fillon me Ambasadorin e parë Ulysses Grant-Smith në Dhjetor 1922. Amerika ka deklaruar zyrtarisht me vite mbrojtjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë … Amerika i tha komunistit Ruse Nikita Hrushovi ‘Shqipëria nuk preket, Populli shqiptar është me NE …. Por unë dua t’ju kujtoje gazetarëve-analistëve atyre të vetëshpallurve dhe atyre katër partive të emëruara nga komunisti Ramiz Alia … Pse mendoni …, si orekset serbo-ruse të cilën ata ëndërrojnë të shkatërrojnë miqësinë Amerikano-Shqiptare … Sigurisht që lista e (NON GRATA) po rritet çdo ditë …, gjithashtu SPAK dhe Byroja e Hetimit filluan të heqin mbeturinat, hajdutët, keqformuesit, mashtruesit, si lloj analisti antiamerikan tip Fatos Lubonja, spiunë të hershëm dhe të rinj në shërbimin serbo-rus, vendi tyre burgun e – Recit …

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Publikuar

-

Nga

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk rresht së prodhuari lajme interesante.

Për mirë apo për keq, lajmet na duhet ti qëmtojmë nga deklaratat e anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes.

Pas Genc Rulit, sot stari i komisionit të Lulit ishte Besniku.

Në një dalje nga ato të zakonshmet si i kontraktuar nga news 24, pasi u sorollat pak nga Covidi, u ndal tek listat e kandidatëve.

Midis shprehjeve të përgjithshme që nuk thonë e nuk paralajmërojnë asnjë erë të re ndryshimi, të ngjashme me ato erërat që ndjente Besniku edhe në 2017 (që i njoftonin fitoren vetëm Besnikut dhe eventualisht Lulit), na mbeti në vesh një shifër.

Kur u niset listat e kandidaturave të propozuara nga baza, era e re e ndryshimit u paralajmërua nga shifra  2.000 që i referohej numrit të kandidaturave të propozuara nga baza e partisë kudo në Shqipëri.

Sot del Besniku në TV dhe thotë kandidaturat, janë bërë 600!

Tani Besniku, meqe i erdhi rradha të flasë budallallëqe, duhet të na shpjegojë:

LEXO EDHE:  Qeveria jep një tjetër PPP/ Zbardhet skema mafioze

LEXO EDHE:  Zbulohen financimet e oligarkëve për Lulzim Bashën

– ku shkuan 1.400 gra e burra të tjerë?

– këta i filtroi Besniku?



– nëse i filtroi Besniku, çfarë filtri përdori Besniku?

– nëse i filtroi komisioni, si votoi komisioni?

– cila është lista me 1.400 kandidatura që i firuan rrugës Besnikut, pa filluar akoma punë Komisioni?

Larg qoftë Besniku do dali të na thotë që 1.400 persona, u zbrazën nga listat se refuzuan kandidimin!

Se kjo do të thotë që praktikisht 70% e kandidatëve të dëshiruar nga baza e PD, paskan refuzuar PD-në, Lulin me gjithë grua, kunat dhe Genc Rul.

Dhe ky lajm nuk bie erë të mirë për fatin e zgjedhjeve për PD-në.

Nëse Besniku edhe kësaj rradhe po ndjen të njëjtën erë, i lutemi të verifikojë nuhatjen.

Nuk ështe erë fitoreje ajo që ndjen shpesh Besniku!

Nuk ështe erë fitoreje kur të firojnë kandidatët!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

E kam tepëruar?! Ndofta, po!

Më pëlqen arti poetik i mikut tim, Petrit Rukës. Unë e quaj atë bujkun më të mirë që gjen sot në arat tona të poezisë. Në këtë vlerësim poetë të dashur, ju, të mirët e mi, mos m’u zemëroni.

Ju dua shumë edhe në paça jetë do t’ju dua edhe më shumë. Por vjershërimi i Petritit më ka robëruar. Punë shijesh vetjake… Ka këtu verbërim, shurdhërim, plogështi…

Por për atë Perëndi, më mahnit tingulli i tij poetik, forca, ritmi i brendshëm, lidhja me tokën… Më pëlqejnë heronjtë e tij, baladat që zgjedh të prashisë ai… Më pëlqen fluturimi i tij, figurat, abstragimet, krahasimet e mahnitshëm, liria e tij, paturpësija e tij…

Me paturpësi, e kam fjalën për mungesën e drojës… Më thoni në gaboj, kur e quaj se askush si ai më parë, ka kënduar dashurinë, femrën… Dashurinë e heshtur dhe atë që bart afshin e trupit… Më thoni dikë tjetër, që ka shkruar më shumë…

LEXO EDHE:  Erion Dasho publikon grafikun/ “Për dy-tre javë do të marrim lajmin e mirë”

LEXO EDHE:  Dokumenti- Rama nuk prek asnjë qindarkë oligarkëve/ Mban rrogat e policëve

E tepërova, e tepërova, e tepërova… Ndofta ngaqë nuk di të gjej një tjetër që gërsheton traditën me vjershërimin modern si Petrit Ruka…

Nuk do të zgjatem…



E di që ka shumë admirues, femra dhe meshkuj… Bashkohuni me mua dhe në këto ditë, bash në këto ditë të ashpra vere, le të hedhim sejcili, shkurt, pa zgjatje, nga një penelatë e të bëjmë portretin fantastik të poetit…

Dhe mund të sillni jo vetëm një varg, apo strofë, që ju ka goditur… Por jo të gjitha menjëherë… Herë pas here nga një…

Po e filloj unë… Dhe hera herës do sjell dhe të tjera.

Bashkohuni me mua! Mos harroni thonjëzat!

“Siç del një violinë nga këllëfi i saj

Ti dole nga fustani dhe mbete lakuriq…”

Bashkohuni! Por mos harroni thoooooonjëzat!

LEXO TE PLOTE