LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasil Shkurtaj drejt largimit, vjen një ofertë e bujshme nga Kina

24 Korrik 2020, 06:40, Sport CNA
Vasil Shkurtaj drejt largimit, vjen një ofertë e bujshme nga Kina

Vasil Shkurtaj pritet të vazhdojë karrierën në Kinë. ?Panorama Sport? zbulon nga burime të sigurta se në drejtim të bomberit të Kukësit ka ardhur një ofertë tunduese nga një klub i Ligës së Dytë në Kinë. Emri i skuadrës mbahet sekret, por drejtuesit kinezë po tentojnë ta afrojnë 28-vjeçarin me çdo kusht. Mësohet se sulmuesi është vënë prej ditësh në dijeni të dëshirës së kinezëve, por gjithsesi për të pasur diçka konkrete, ndoshta duhet pritur pas përfundimit të sezonit.

Vetë autori i 20 golave këtë edicion e ka pranuar që në përfundim të edicionit nuk do të jetë më pjesë e nënkampionëve të vendit, duke preferuar një aventurë jashtë Shqipërisë. Më parë përflitej për një kalim te gjigantët grekë të Panathinaikosit, por me hyrjen në skenë të kinezëve, ngjarjet mund të marrin një tjetër rrjedhë, kjo edhe për shkak të ofertës së majme ekonomike. Skuadra nga vendi aziatik i ofron një rrogë të parefuzueshme Shkurtajt, prandaj dhe ky i fundit është joshur.

Në Ligën e Dytë në Kinë luan edhe një tjetër ishlojtar i Kukësit, pikërisht Albi Alla te Shanxi Çang, që ashtu si Shkurtaj, ka një të kaluar në kampionatin grek. Sulmuesi ka bërë një sezon mbresëlënës në aspektin personal, teksa në 28 ndeshje ia ka dalë që në 20 raste të shënojë gol. Pra, ka realizuar një gol në 1.4 ndeshje, një mesatare e mrekullueshme për një sulmues të futbollit shqiptar. Gjiganti i sulmit është ende në garë për të fituar ?Këpucën e Artë?, teksa në dy ndeshjet e mbetura shokët e skuadrës do mundohen që ta ndihmojnë për ta arritur këtë objektiv personal para se të largohet nga Shqipëria. Rivali i tij, Nuabueze i Laçit, është një gol më shumë dhe Shkurtaj do të përpiqet ta parakalojë.

Lajmet e fundit nga