LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skena politike shqiptare tre polare/ Opozita e përçarë si favor për Ramën

24 Korrik 2020, 11:20, Politikë CNA

Pas vitit 2001, dhe drejt zgjedhjeve të 2003, por artikuluar fort edhe në vitin 2004, Sali Berisha në atë kohë kryetar i opozitës theksoi se skena politike shqiptare ishte trepolare.

Berisha pa sesi në 2001, Fatos Nano u ?fërkua? ashpër me Ilir Metën. Më pas pa sesi në zgjedhjet lokale lufta e tyre u thellua dhe përpara zgjedhjeve të 2005-ës, kohë kur do formohej LSI-ja, atëherë kur Ilir Meta bëri marrëveshjen e fundit duke marrë pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe zv.kryeministrit, me Fatos Nanon kryeministër, Sali Berisha artikuloi qartë në disa konferenca shtypi se skena politike shqiptare ishte trepolare, ishte opozita, dhe një mazhorancë e përçarë. Një pjesë që mbështeste Ilir Metën, përfshirë këtu edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë Edi Rama, i cili sot është kryeministër, dhe pjesa që mbështetej nga Fatos Nano.

Dhe kështu ndodhi. Përçarja e mazhorancës së asaj kohe, duke krijuar dy pole brenda saj, një me Metën dhe një me Nanon, solli rrëzimin nga pushteti. Megjithëse votat e socialistëve në 2005 janë më të shumta se ato në 2011, por kjo vlen si statistikë, pasi fakti është se e majta ra nga pushteti dhe Berisha qeverisi më pas tetë vite duke marrë me vete në pushtet, në mandatin e dytë edhe një nga polet e mazhorancës së Fatos Nanos, siç ishte Ilir Meta.

Fakti sot

Ndodhemi në vitin 2020, pra një vit para zgjedhjeve lokale dhe sërish kemi thuajse të njëjtin skenar, por në krahun e kundërt. Pra, jo përballë mazhorancës, por tek opozita.

Kemi një opozitë me dy pole. Pra, skena politike shqiptare është sot trepolare, ashtu si në vitin 2004, kur Meta dhe Nano ziheshin për pushtetin dhe fitonte qeverinë Sali Berisha.

Sot, kemi dy opozita. Një parlamentare dhe një jo parlamentare, dhe mazhorancën.

Fakti që kemi një opozitë me dy pole, e kemi tek Këshilli Politik, e kemi të njohur edhe nga Lulzim Basha dhe nga ajo opozitë që pretendon se është pjesa më e madhe e oponencës së qeverisë.

Megjithëse në një vit Lulzim Basha dhe aleatët e tij që për shumë kohë kanë qënë edhe aleatë të Edi Ramës, kanë kërkuar ta anatemojnë, ta sulmojnë dhe ta quajnë si aleate të Edi Ramës opozitën parlamentre, duket se kjo e fundit ia ka dalë t?iu mbijetojë këtyre akuzave.

Për më tepër ka mundur të sigurojë edhe fitoren e parë, që është kauza e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme, që mbështetet nga më shumë se 80% e shqiptarëve dhe duket se i krijon një problem të madh Lulzim Bashës, i cili duket se ka frikë t?i hapë këto lista për shkak se e shikon se shumë nga servilët e tij në parti nuk do të mundin të fitojnë dhe do t?i duhet të përballet me një realitet të ri brenda Partisë Demokratike, apo asaj pjese të ngelur të opozitës.

Në fakt, dy polet opozitare, një në parlament dhe një jashtë tij, janë të dyja të krijuara nga vetët Lulzim Basha me listat e tij të 2017-ës dhe ato që përgatiti bashkë me Monën.

Basha krijoi njërin pol ku shumë prej atyre që ishin në listat e kandidatëve për deputetë hynë në parlament dhe një pjesë e tyre që nuk i dogjën, siç ishte Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Nga ana tjetër e LSI-së, Ralf Gjoni dhe Lefter Koka.

Pra, kemi dy opozita, një në parlament dhe një jashtë saj. Kemi dy pole. Një që kërkon hapje listash dhe një që kërkon lista të mbyllura. Kemi sërish dy pole, një që kërkon garë dhe një pol që kërkon garanci për të marrë mandate deputetësh.

Sot skena politike është trepolare. Opozita e Lulzim Bashës, opozita parlamentare, dhe mazhoranca në pushtet e Edi Ramës.

Në 2005 ndodhi që përçarja e mazhorancës dhe njohja e Ilir Metës si pol i tretë në skenën politike sollën ndryshime thelbësore. Rrëzimin e Nanos në 2005, qëndrimin e Berishës në pushtet në 2009, rrëzimin e Berishës në 2013, dhe jemi përballë faktit se po shkojmë drejt 2021-shit, ku opozita ka njërin pol atë të dikurshmin, atë të 2004 dhe është shkrirë në një dhe nga ana tjetër poli tjetër opozitar, ai i opozitës parlamentare që duket se nuk do jetë pa fryte në zgjedhjet e ardhshme, por do jetë një faktor i rëndësishëm.

Këtu përfshihen edhe rryma të tjera opozitare që ndoshta nuk janë aq agresive se ata të parlamentit. Këtu përfshihet edhe Bindja Demokratike apo Nisma Thurrje, e cila është një lëvizje që pritet të garojë politikisht dhe ka qënë një ndër artikulueset e para të listave të hapura.

Pra, nuk kemi një opozitë të bashkuar, një opozitë solide përballë mazhorancës. Por kemi dy opozita, dy pole të cilat rrezikojnë që duke u përplasur me njëra-tjetrën të mbajnë Edi Ramën në pushtet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga