LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Basha thyen karantinën dhe takon Metën pa maskë

24 Korrik 2020, 10:34, Politikë CNA
Skandali/ Basha thyen karantinën dhe takon Metën pa maskë

Një ditë më parë mediat kosovare raportuan se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është prekur nga Covid-19. Më pas lajmi u konfirmua edhe zyrtarisht.

Por, kujtojmë këtu se vetëm tre ditë më parë, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas konfirmimit të faktit se Kadri Veseli është prekur nga Covid-19, do të duhej që të karantinoheshin edhe personat me të cilët është takuar gjatë ditëve të fundit, përfshirë këtu edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, ky i fundit jo vetëm që nuk është karantinuar, por ka vijuar normalisht aktivitetin e tij politik.

Për më tepër sot ka zhvilluar një takim ne Presidencë, me kreun e shtetit Ilir Meta.

Dhe sikurse shikohet edhe në foton më poshtë, as Meta dhe as Basha nuk duket se kanë mbajtur maskë gjatë takimit.

Ndërkohë që ekspertë të shëndetit publik bëjnë thirrje për vendosjen e maskës, vetë kreu i një pjese të opozitës, i cili pretendon që nesër të jetë kryeministri i shqiptarëve, jep shembullin më të keq.

Pasi ka takuar një person të prekur nga Covid-19, Basha do të duhej urgjent të karantinohej dhe jo të vijonte takimet e tij, dhe për më tepër pa maskë, e cila është tashmë e detyrueshme në ambientet e mbyllura./ CNA.al

Takimi me politikanin e prekur nga Covid-19/ Basha duhet të karantinohet

Lajmet e fundit nga