Connect with Us

Propozimi i Bashës për lista të hapura 100%/ Meta: Nëse ka konsesus, nuk jam kundër

Politikë

Propozimi i Bashës për lista të hapura 100%/ Meta: Nëse ka konsesus, nuk jam kundër

Publikuar

-

Kufiri detar/ Meta i kërkon “llogari” Ramës: Na informo mbi bisedën me Mitsotakis

Presidenti Ilir Meta ka dalë në komunikimin e përjavshëm për shtyp për të folur fillimisht për dekretin e kthyer në parlament për Gjykatën Kushtetuese, e më pas për kushtin e vendosur gjatë pasdites nga Opozita e Bashës për hapje të listave 100 %.

“Ekziston një marrëveshje, 5 qershori, e vetmja marrëveshje që kthen legjitimitein e kuvednir.  Nëse rishikohet një element, duhet të marrë konsensusin e të gjitha palëve dhe të  dakordësohet”, u shpreh Meta për propozimin e hapjes tërësore të listave.

Më tej Meta foli edhe për axhendën e parlamentit që mblidhet më 30 korrik për ndryshimet kushtetuese.

“Unë nuk ndaloj asnjeri të çmendet. Nuk ndaloj njeri të hidhet nga kati i 20-të. Unë vetëm mund të them “mos u hidh se vritesh”. Unë kam dhënë një vendim të rëndësishëm që opozita të hiqte dorë nga qeveria e tranzicionit. Jeta nuk ndalet në 30 korrik”, deklaroi Presidenti.

LEXO EDHE:  Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon" Metën/ Ultimatum KED-së

Sa i përket dekretit për GJK, Meta tha:

“Dje Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për kthimin për rishqyrtim, për gjykatën Kushtetuese. Ky është ai drejtët që pata kënaqësi që ta nënshkruaja, para manifestimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 2 mars. Pranimi i këtij dekreti, provon qartë se maxhoranca u detyrua që të pranoi fuqinë e popullit. Përshëndes Komisionin e Venecias, se me raportin e saj i dha të drejtë presidentit. Betimi i gjyqtarit kushtetues do të duhet të bëhet para Presidentit të Republikës. Veprimi për të ndryshuar procedurës, ishte antikushtetuese.”, tha Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Blendi Klosi tek Tërmet Peçi/ PD dorëzon në SPAK 3 padi penale

Publikuar

-

Nga

Nga Blendi Klosi tek Tërmet Peçi/ PD dorëzon në SPAK 3 padi penale

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK tre padi penale ndaj ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi, për krimet mjedisore.

Kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi thote se janë dorëezuar 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

“Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat. Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

LEXO EDHE:  Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon” Metën/ Ultimatum KED-së

LEXO EDHE:  Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon" Metën/ Ultimatum KED-së

Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.



Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!)

Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.

Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari.

Të treja këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm”, shprehet Malltezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriminaliteti jashtë kontrollit/ Olli jep alarmin: Qytetarët të pambrojtur, policia numëron viktimat

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend, për të cilën thotë se ka dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit.

“Nuk ka trishtim më të madh, gati në kufijtë e depresionit, kur dita hapet me krime të paralajmëruara dhe mbyllet me shpërthime tritoli që rrezikojnë edhe jetën e njerëzve të pafajshëm që ndodhen andej pari.

Prej kohësh kriminaliteti nuk është thjesht në rritje, por ka dalë tërësisht jashtë kontrolli. Policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit (madje thuhet nën zë se një pjesë e mirë e ngjarjeve kriminale as nuk raportohen zyrtarisht).

Shqiptarët përtej varfërisë përjetojnë frikën dhe mungesën e rendit publik. Mediat raportojnë se të “fortët” bëjnë ligjin, ndërkohë që organet e rendit dhe sigurisë apo edhe të tjera, në vend që ti ndalojnë, haptazi i favorizojnë. Oficerët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të policisë ndjehen jo vetëm të braktisur, por të shitur e të tradhëtuar në punën e tyre dhe misionin para shoqërisë.

Makinat superlukzoze me xhama të zinj, në kundërshtim edhe me ligjin dhunshëm shkelin çdo rregull të qarkullimit rrugor dhe askush nuk guxon të mendojë ti ndalojë, ndërkohë që çdo mjeran që tjetër gjobitet me faj e pa faj nga dhjetëra efektive të fshehur pas femrave në pritje të “gjahut”. Prezenca e forcave policore në ambientet publik ësht kaq e shtuar, sa nuk ka kryqëzim e aks nacional ku nuk ndesh me prezencën e tyre. Efikasiteti zero…. “-shkruan Olli.



Më tej, ai thekson se ndërsa shqiptarët përballen me pasiguri, ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa drejtori i Policisë me biografitë personale të qytetarëve.

“Shumë të huaj që takoj më pyesin nëse kjo prezencë e shtuar lidhet me ndonjë situatë emergjence, pasi nuk mund të besojnë në arsye të tjera. Policimi në komunitet është gati një luftë e humbur, ndërkohë që parandalimi i krimeve apo ngjarjeve të rënda ngjan si element abstrakt. Koncepti analizë, krahasim apo detyra për zbatim as nuk janë me pjesë e punës së organizatës së Policisë së Shtetit, ndërkohë që drejtuesi politik, thënë ndryshe ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë.

LEXO EDHE:  Rama e ka vënë Metën me shpatulla për muri/ Nga Andi BUSHATI

LEXO EDHE:  Rama e ka vënë Metën me shpatulla për muri/ Nga Andi BUSHATI

Asnjë pjesëmarrje në analiza vjetore apo gjashtë mujore, asnjë vizitë në pikat e kufirit apo vende të tjera në varësi të tij për inspektim dhe verifikim në terren të situatave. Korrupsioni gërryen shumë qeliza të organizatës, ndërkohë skandalet pasojnë njëra tjetrën. Situata në rrugë është edhe më e frikshme, por ajo që shkëlqen në mënyrë konstante është mungesa e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë zyrtare.

Drejtori i përgjigjëm është i zënë me biografitë e qytetarëve, ndërsa ministri me anatemimin e kriminelëve që nuk vetëasgjesohen pa zhurmë, por përzgjedhin forma kaq publike dhe demonstrative.”-thekson Leonard Olli.

Sipas tij, Shqipëria ngjan me Gjermaninë e viteve ’30, kur mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë, synonte intimidimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtetit policor që prodhoi më pas diktaturën ushtarake naziste.

“Mungesa e masave për këtë situatë të paprecedent të rendit dhe sigurisë publike, lidhet kryesisht me një fakt madhor, se organizata është venë kokë e këmbë në shërbim të pushtetit, duke anashkaluar totalisht shtetin dhe misionin e saj kushtetues! Pushteti mbyll sytë ndaj çdo paaftësie, abuzimi, korrupsioni për aq kohë sa detashmentët mavi i shërbejnë atij pa hezitim. Mos mendoni për paaftësi profesionale, përkundrazi janë shumë të aftë, por vetëm në mbrojtje të pushtetit dhe terrorizimin e qytetarëve. Kjo është arsyeja më madhore që krimi mbretëron, ndërkohë që qytetarët mbeten të pambrojtur edhe me ligj…”-përfundon postimin e tij Leonard Olli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja franceze flet nga Korça/ Të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vasac është shprehur se Kushtetuesja duhet të plotësohet sa më parë. Sipas ambasadores franceze është e rëndësishme që edhe Gjykata e Lartë të fillojë punën.



“Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu ne Pogradec, Tiranë. Te gjithë përsonalitetet e politikes pavaresisht ngjyrave jane te ndergjegjeshem per kete. Eshte e domosdoshme që gjykata kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë, sepse ka një sërë problemesh të rendessishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të filloje, të punojë por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon me protesta dhe dhunë/ Qytetarët do të hyjnë në institucione

LEXO EDHE:  Fahri Balliun e lëshojnë nervat/ Sulmon ndërkombëtarët

Une nuk pranoj të zëvendesoj autoritetet shqiptare, sepse vete ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Përsa i përket Këshillit politik nuk mund të them gjë, sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky Këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s’kanë pse tua thonë diplomatët”, u shpreh ambasadorja./CNA.al

LEXO TE PLOTE