Connect with Us

“Po ju drejtohem si vëlla”/ Kalo apel shqiptarëve: Na ndihmoni duke u përkujdesur më shumë për veten

Shëndeti

“Po ju drejtohem si vëlla”/ Kalo apel shqiptarëve: Na ndihmoni duke u përkujdesur më shumë për veten

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje shqiptarëve të kenë më shumë kujdes në zbatimin e masave anti-covid.

Kalo shkuan se duhet të dëgjohen vetëm profesionistët e sidomos ata, që gjinden në vijën e parë të përplasjes me Covid-19, e sa më pak politikanët e “gjithologët” e politizuar.

Na ndihmoni edhe ju duke u përkujdesur më shumë për veten, për t’ja dalë mbanë përplasjes me virusin sëmundje-shkaktues dhe jetë marrës.

“KOHË KOVIDIANE….24.07.2020…Kanë kaluar 44 vite nga fotoja e fillimit të studimeve në mjeksi më 1.09.1976 dhe ajo e sotmja më 24.07.2020 në zyrën time, në mesin e të sëmurëve të Pavjonit të parë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe ai njihet si Spitali Covid-1…Përgatitem për të hyrë dhe parë të sëmurët aty e jo vetëm aty, e të parat që ndesh pa hyrë në pavjon janë dy infermjeret e palodhura Xhorxhina dhe Anxhela….Miq, dashamirës e bashkëkombasit e mi…KURRË mos HARRONI se jemi aty për ju dhe fatmirësisht pajisjet mjeksore, që na ndihmojnë të vigjëlojmë dhe përkujdesemi për ju NUKU na mungojnë…MEGJITHATË pavarësisht Përkushtimit, Punës dhe Profesionalizmit tonë, ende po humbasin jetë të paçmimta njerëzore….Andaj po ju ridrejtohem si mjek, si vëlla si Shqiptar të VIJONI që çdo çast të PËRKUJDESENI për veten tuaj, të afërmit tuaj dhe të gjithë ata që gjallojnë rreth jush….JEMI PËR ÇDO çast të rrezikuar të infektohemi nga Sars-Cov2/Covid-19….FRIKË e KUJDES, po dhe vetëm po….PANIK e NËNVLERËSIM, jo dhe vetëm jo…. JU LUTEM, t’u kushtoni pak ose aspak vëmëndje POLITIKANËVE apo GJITHOLLOGËVE të politizuar, për anal-izat e tyre në lidhje me keq apo mirë-menaxhimin e kësaj “flame mbarë-botërore”….Shumë syresh ndoshta presin tu bëjnë përsëri vend në listat partiake apo të jenë rishtarë në to për zgjedhjet e ardhëshme të vitit 2021, ndaj edhe kanë marë hov e shumë pak e respektojne deontologjinë e etikën njërzore si dhe atë profesionale…DËGJONI vetëm e vetëm PROFESIONISTËT e sidomos ata, që gjinden në vijën e parë të përplasjes me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, të cilët për çdo çast rrezikojnë edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët tuaja….Po ju sjedh në vëmëndje një Histori suksesi në këtë sfidë, atë të një shteti me popullsi të afërt me tonën, Zelandën e Re….BBC sot theksonte se: “Zelanda e Re ka 80 ditë pa një rast të ri infeksioni me Sars-Cov2. Vendi regjistroj më parë 5000 të infektuar si dhe humbjen e jetës së 22 individëve. U aplikuan që në fillim masa të rrepta izolimi/karantinimi dhe një hapje më pas e kujdesëshme e vendit. Ky SUKSES sipas mjekëve dhe epidemiologëve drejtues të menaxhimit të kësaj Pandemije, BAZOHET në dy elementë thelbësore: 1- Zbatimi i shumë-ndërgjegjësuar i rregullave të higjenës dhe të distancimit fizik, si dhe 2- Mirëbesimi dhe bashkëpunimi me ato çka Autoritetet e vendit ndërmernin dhe ndërmarin për të bërë të mundur kontrollimin e kësaj Pandemije.”…..PO ua le juve të gjykoni nëse Neo-zelandezët kanë vepruar dhe po veprojnë drejt, apo jo…FAKTET janë kokëforta dhe flasin vetë….JU DUAM…JU RESPEKTOJMË….PO vijojmë të KUJDESEMI për ju në çdo minutë të ditës….Na ndihmoni edhe ju duke u përkujdesur më shumë për veten, për t’ja dalë mbanë përplasjes me virusin sëmundje-shkaktues dhe jetë marës Sars-Cov2….JETA e gjithëscilit prej jush është dhe do të jetë kurdoherë e çmuar dhe e paçmimtë për ju vetë, për të afërmit tuaj, për vendin dhe për të gjithë SHQIPTARINË….TOGETHER FOREVER!!!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Anketa/ Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

LEXO EDHE:  “Lexojini ç'ka thënë kryeministri mor lëngaraqë dhe trimërohuni”/ Nuk përmbahet Vasili

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Bie numri i infektimeve, humbin jetën 6 persona

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Djali i Kryeministrit Rama infektohet me Covid-19

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE