LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas ambasadorëve, Meta pret në Presidencë Bashën/ Zbardhen detajet e takimit

24 Korrik 2020, 10:24, Politikë CNA
Pas ambasadorëve, Meta pret në Presidencë Bashën/ Zbardhen

Presidenti Ilir Meta ka zhviluar sot një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, të cilin e ka siguruar se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta gjithashtu thekson se ka inkurajuar Bashën të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

?Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.
E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes?-shkruan Meta.

Kujtojmë këtu se para takimit me Bashën, Meta priti në Presidencë ambasadorët e vendeve të BE-së, të akredituar në Tiranë.

Lajmet e fundit nga