Connect with Us

Meta “shfryhet” ndaj ndërkombëtarëve/ Diplomatët karagjozë s’mund të vënë në dyshim kompetencat e mia

Politikë

Meta “shfryhet” ndaj ndërkombëtarëve/ Diplomatët karagjozë s’mund të vënë në dyshim kompetencat e mia

Publikuar

-

Drama në Kakavijë/ Pse presidenti nuk “lëviz as gishtin” për zgjidhjen e problemit?

Presidenti Ilir Meta në komunikimin me gazetarët, është pyetur dhe nëse vepron me dy standard me ndërkombëtarët, ku nga një anë i sulmon dhe më pas i thërret në zyrë.

Meta tha se është kundër atyre ‘diplomatëve karagjozë’ që tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e tij.

“Unë s’kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar ky është problem. Ky është raporti i presidenti me ndërkombëtarët dhe presidenti është në shërbim të integrimit të vendit”, tha Meta./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatos Nano feston ditëlindjen/ Rama i shkruan gjerë e gjatë: E mbajte timonin e PS në përpjeta e tatëpjeta

Publikuar

-

Nga

Fatos Nano feston ditëlindjen/ Rama i shkruan gjerë e gjatë: E mbajte timonin e PS në përpjeta e tatëpjeta

Ish kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano feston sot 68 vjetorin e lindjes.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar gjerë e gjatë për Nanon ndërsa i ka uruar edhe ditëlindjen.

Sipas Ramës, është merita e Nanos që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar.
Mes të tjerash kryeministri thekson se Nano nxorri në krye të PS socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste .

Kujtojmë se ishte pikërisht Nano ai që e solli Ramën nga Parisi në Tiranë si ministër Kulture dhe i dha mundësinë që të ishte në Partinë Socialiste, për t’u bërë më vonë kreu i saj.

Postimi i plotë:

FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimmbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurëdjegur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.



Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

LEXO EDHE:  Kthimi i paketës së censurës/ Çipa përshëndet vendimin e Metës: Prioritet t’i jepet vetërregullimit

LEXO EDHE:  Meta apelon për hapjen e kufijve/ Lehtësimi i masave do t’i japë frymëmarrje ekonomisë

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në qeverisjen e vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndêrtimit pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97.

Historia e marrëdhies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.

#TëRRALLË

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, për prezantimin e forcave “Shqiponja” edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, Balla I është përgjigjur interest të mediave edhe në lidhje me situatën kriminale në vend.

Ball aka marrë në mbrojtje ministrin Lleshaj, duke e justifikuar në lidhje me atentatin me eksploziv një ditë më parë, te Vasil Shanto, ku një person mbeti I plagosur rëndë.



Sipas Ballës, sulme të tilla kriminale ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi merr “peng” vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet kriminale trondisin vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po tenton të justifikojë dështimin e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Ndërsa në vendin tonë në vetëm 48 orët e fundit ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, duke lënë pas edhe katër të vdekur, Lleshaj thotë se policia e ka kryer me sukses detyrën e saj.

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, Lleshaj tha se “Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.



I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e gjeneral Rrahman Parllaku/ Meta: Emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh!

LEXO EDHE:  Meta apelon për hapjen e kufijve/ Lehtësimi i masave do t’i japë frymëmarrje ekonomisë

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE