LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llullaku e konfirmon: Dua të luaj në Shqipëri

24 Korrik 2020, 06:49, Sport CNA
Llullaku e konfirmon: Dua të luaj në Shqipëri

Azdren Llullaku mund të jetë goditja e madhe e merkatos së verës për skuadrën e Kukësit. Sulmuesi Ii cili ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses shqiptare, sapo ka ndërprerë kontratën e tij me Shakhtor Soligorsk në Bjellorusi dhe është në kërkim të një sistemimi tjetër, ndërsa duket se ka gjetur një akord parimor me Kukësin, siç e pranon edhe ai në një prononcim për VIP Sport.

?Ka interes nga të dy palët, por tani duhet të kuptohemi në të gjitha aspektet?, u shpreh fillimisht sulmuesi 32-vjeçar i cili në vitin 2017 u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun të futbollit ku luante me Gas Metan Medias.

?Ky është një nga variantet që kam dhe dëshira që të luaj në Shqipëri ekziston. Por në këtë moshë që jam duhet të shikoj variantin më të mirë për mua dhe për familjen time?, shtoi ai, duke mos mohuar se ka edhe oferta të tjera. ?Sapo kam ndërprerë kontratën, të shohim tani në vijim?, theksoi Llullaku në prononcimin e tij.

Lajmet e fundit nga