LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

24 Korrik 2020, 15:35, Sport CNA
Laçi-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Laçi pret në shtëpi Tiranën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Kategorinë Superiore.

Pritet të jetë një ndeshje e bukur nga të dyja ekipet, të cilat luajnë më të qeta, kjo edhe për shkak se bardheblutë e kanë siguruar titullin kampion dhe do të luajnë më hapur, ndërsa Laçi është shkëputur e 4 pikë nga vendi i 4-t dhe e ka siguruar Europën.

Për shkak të objektivit të arritur, Egbo ka bërë ndryshime të shumta te Tirana për ditën e sotme, në formacion, duke aktivizuar shumë lojtarët që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e kaluara. Siç kanë gjithmonë ndeshjet mes dy ekipeve, edhe sot pritet një ndeshje shumë e bukur dhe e hapur.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Selmani, Ignjatoviç, Marku, Turkaj, Shehu, Deliu, Teko, Xhixha, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

TIRANA: Bakaj, Hoxhallari, Vangjeli, Doka, Ismajlgeci, Karabeci, Sidibe, Halili, Hasani, Torasa, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.

Lajmet e fundit nga