LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kobinah drejt largimit nga Tirana, e duan 3 ekipe greke

24 Korrik 2020, 13:24, Sport CNA
Kobinah drejt largimit nga Tirana, e duan 3 ekipe greke

?President, nëse shënoj ndaj Partizanit, sa do të ma japësh??. Kjo ishte pyetja e Kobina karshi Halilit përpara ndeshjes derbit të fundit. Kreu i bardhebluve ishte i gatshëm të ?hapte thesin? nëse kjo do të ndodhte, por Kobina nuk e tundi dot rrjetën e Hoxhës.

Një bast i humbur që do të harrohet pasi suksesi u arrit, Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë. Me ardhjen e Egbosë kemi pasur edhe një ndryshim të Kobinas që është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të ekipit.

Kontrata ka përfunduar dhe lojtari do të përgatitet për një tjetër aventurë. Tre ekipe janë në garë për të marrë shërbimet e tij, ku Lamoa, Volos dhe Panitolikosi që janë pjesë e elitës së futbollit grek kërkojnë ta afrojnë në merkaton e verës. Por pikësëpari do të ketë edhe një marrëveshje me Tiranën në formën e respektit pasi ligjërisht nuk i lidh më asgjë, që kampionët e Superiores të kenë shërbimet e tij edhe për Europën.

Lajmet e fundit nga