LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hallall t'i keni sharjet dhe akuzat/ Topollaj: Nga sot të gjithë bashkë për hapjen e listave

24 Korrik 2020, 20:48, Politikë CNA
Hallall t'i keni sharjet dhe akuzat/ Topollaj: Nga sot të

Numri 2 i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka vendosur që kërkesën për hapjen e listave ta komentojë vetëm me një fjali të shkruar, por duke sjellë në vëmendje edhe debatin e një jave më parë me Fatbardh Kadillin në studion televizive të “News24”.

“Jua kemi bërë hallall debatet, akuzat dhe sharjet, mjafton që nga sot jemi të gjithë bashkë për hapjen e listave”, shkruan  Topollaj.

Në debatin në “Real Story”,  Topollaj shprehej se ishte i vetmi që pati fatin të ketë një të PD-së përballë për listat e hapura, ndërsa Kadilli e akuzonte se po i hiqte nga fyti litarin Ramës.

Kadilli më tej thotë në video se është Edi Rama ai që po çon vendin në përplasje me metodat që zgjedh për të ndryshuar sistemin sic do vetë, ndërsa Topollaj deklaron se PD ka marrë monopolin e bën rregullat, edhe pse është jashtë parlamentit. /CNA.al 

Lajmet e fundit nga