LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do ishte kënaqësi të rrija gjithë jetën te Skënderbeu", Daja: Ja plani për të ardhmen

24 Korrik 2020, 21:24, Sport CNA
"Do ishte kënaqësi të rrija gjithë jetën te

Ilir Daja është shprehur se Skënderbeu dhe Kukësi bënë një lojën shumë të mirë ditën e sotme, ku i kishin rastet ta fitonin ndeshjen. Trajneri është shprehur se për shkak të historisë që ka bërë Skënderbeu, është kënaqësi të drejtosh gjithmonë këtë ekip.

?Asnjërës skuadër nuk i bënte punë barazimi, dhe kjo u pa në lojën që u bë, ku të dyja ekipet kishin shumë raste. Kishim përballe një skuadër me lojtarë shumë të mirë. Ne jemi të limituar në zgjedhje, një pjesë e formacionit janë djem të rinj, të cilët ndoshta nuk e mbajnë dot ritmin e atyre që mund të themi se janë titullarë. Të dyja ekipet kishin më shumë raste, pro tonat ishin më të pastra dhe nëse do ishim më të vëmendshëm mund të kishim shënuar. Tani pothuajse janë përcaktuar të gjitha ekipet në Superiore dhe unë i përgëzoj lojtarët për atë që kanë treguar.

Të përfaqësosh një ekip që ka bërë histori në Shqipëri dhe në Europë, të bën të rrish gjithë jetën trajner i Skënderbeut, pasi këtu ndjen kënaqësi.

Krasniqi apo Mensah? Do i zgjidhja të dy. Kur zgjedh, zgjedh dy lojtarë për çdo pozicion. Kemi lojtarë të mirë. Lojtarët e stolit, janë lojtarë që e kanë merituar të jenë atje. Të përfaqësosh një fanellë si të Skënderbeut, duhet t?i përdorësh me kujdes.

Partizani? Unë jam trajner i Skënderbeut. Ndoshta kanë mësuar shumë të tjerë nga mua, që tani janë trajnerë në Superiore. Ndoshta një ditë mund të takohem me Kalarin, apo me ndonjë tjetër.

E ardhmja? Ne kemi edhe një ndeshje të fundit me Partizanin. Shpresojmë që brenda kësaj periudhë të vijë një vendim. Do ulem edhe me Takajn për të parë projektin. Më pas do bëj zgjedhjen më të mirë, si për vete ashtu edhe për Skënderbeun, nëse vjen një lajm i mirë nga Gjykata Federale.

Për mua nuk ka ndonjë problem, pasi në çdo ekip ku kam drejtuar, të gjithë kam dashur t?i mposht. Kam respektuar klubin ku kam punuar dhe kumi ka qenë Skënderbeu, për ato që kam arritur.?, u shpreh Daja.

Lajmet e fundit nga