LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avdiaj flet si bardheblu: Ja pse zgjodha Tiranën

24 Korrik 2020, 06:36, Sport CNA
Avdiaj flet si bardheblu: Ja pse zgjodha Tiranën

Tirana ka bërë prezantimin e parë pasi është shpallur kampione e Superiores për këtë edicion. Siç bëri me dije ekskluzivisht paraditen e djeshme ?Panorama Sport online?, tashmë 25 herë kampionët e vendit e kanë prezantuar zyrtarisht afrimin më të ri. Bëhet fjalë për një qendërsulmues 26- vjeçar shtatlartë që luan si sulmues i parë dhe gjithashtu si sulmues i dytë. Albion Avdijaj është afrimi i parë i kryeqytetasve, që po punojnë për të përforcuar organikën për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Në sezonin e fundit, ai ka gjetur pak hapësira dhe është aktivizuar gjashtë ndeshje pa arritur të shënojë. Si profesionist ka realizuar 38 gola.

SULMUESI ? Ekskluzivisht për ?Panorama Sport?, Avdijaj, pas firmës në kontratë me ekipin 25 herë kampion të Shqipërisë, zyrtarisht ka treguar edhe arsyet pse ka pranuar që të bëhet pjesë e tyre. Në një prononcim ekskluziv për gazetën, ai shpreh njohuritë që ka për Tiranën, historinë e saj dhe mbi të gjitha edhe për tifozët e zjarrtë bardheblu. ?Nuk është sekret gjithandej rëndësia që ka klubi kryesor i kryeqytetit për mbarë shqiptarinë. Tiranën e zgjodha për atë që përfaqëson, e që janë një mori përparësish dhe vlerash që po i përmbledh shkurtimisht: Historinë e bujshme sportive, sukseset e konkretizuara me trofe, tifozërinë më të flaktë në vend e të cilët janë pjesë integrale e sukseseve të arritura edhe këtë sezon, reputacionin e mirë që ka klubi në arenën europiane, promovimin e lojtarëve, si dhe normalisht pjesëmarrja në kualifikueset për në Ligën e Kampionëve ? stimul shtesë dhe tejet me rëndësi. Janë këto ndër gjërat kryesore që më bindën të vija te klubi kampion?, shprehet fillimisht sulmuesi për ?Panorama Sport?.

KARRIERA ? Avdijaj ka qenë pjesë e skuadrave të rëndësishme si Grasshopers, i huazuar te Debrecen apo së fundmi pjesë e ekipit të Viborgut. ?Kam luajtur në kampionate e skuadra të rëndësishme të Europës dhe për këto vite karrierë jam zhvilluar profesionalisht dhe kam mësuar shumë gjëra të rëndësishme të cilat mezi pres t?i zbatoj te shtëpia ime e re, duke ndihmuar ekipin të arrijë objektivat për sezonin e ardhshëm duke filluar nga kompeticionet europiane. Po aq e rëndësishme, dua të shpaguaj plotësisht besimin e presidentit Halili dhe pjesës tjetër të drejtimit të klubit?, ka deklaruar Avdijaj për gazetën.

Lajmet e fundit nga