Politikë
“Vazhdoni dialogun e hapur”/ Ambasadori gjerman: Miratimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, ka reaguar për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.
Në një postim në rrjetet sociale, Zingraf e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Më tej, ambasadori gjerman bën thirrje që aktorët politikë të vijojnë me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.
“Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Në pikën e Reformës Zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një “dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike”. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një “Roadmap” për kalendarin shqiptar të reformave.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...