Connect with Us

Tirana si Skënderbeu në Europë, UEFA zyrtarizon kalendarin

Sport

Tirana si Skënderbeu në Europë, UEFA zyrtarizon kalendarin

Publikuar

-

UEFA ka zyrtarizuar datat për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, me kalendarin e ri që zhvendoset në mënyrë drastike si pasojë e COVID-19 dhe me shumë mundësi do të përplaset me kampionatet e ndryshme kombëtare.

Një situatë që e ka përjetuar Skënderbeu kur luante në fazën në grupe të Ligës së Europës, kur zhvillonte play-off e më pas aktivitetin paralelisht me kampionatin kombëtar e që tashmë do ta përjetojë njëlloj të paktën edhe Tirana mes klubeve shqiptare meqë Superiorja pritet të kthehet në muajin shtator.

Gjithçka ka të bëjë me Ligën e Europës, faza kualifikuese e të cilës është shtyrë për shkak të formulës së komplikuar në muajin shtator, ndërsa një pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në gusht. Humbësit në ture të ndryshme në Ligën e Kampioneve shkojnë në Ligën e Europës, ndaj UEFA ka bërë disa lëvizje të rëndësishem në kalendar për të bërë më të thjeshtë udhëtimet e tyre në mes kaosit e bllokimeve si pasojë e pandemisë.

Nëse ndeshja e turit të parë eliminator të Ligës së Europës luhet më 27 gisht, turi i dytë luhet më 17 shtator, kur me siguri kampionati në vendin tonë do të ketë filluar dhe luajtur javët e para. Në seknarin më të keq, në këto ndeshje të shtatorit do të jetë e pranishme Tirana, nëse skuadrat e tjera shqiptare janë eliminuar që në turin e parë. Kjo, pasi në rast eliminimi nga Liga e Kampioneve ku merr pjesë në turin e pare që më 18-19 gusht, Tirana do të shkojë në turin e dytë të Ligës së Europës sipas formulës së aktivitetit.

Kështu, për Tiranën dhe të gjithë klubet e tjera shqiptare pjesëmarrëse në Europë e që kanë ambicie që të kalojnë turin, përgatitja për sezonin e ri do të jetë e veçantë, pasi duhet ta kombinojnë atë me pjesëmarrjen në kampionat, duke racionalizuar sforcat e ndoshta duke sakrifikuar pak aktivitetin kombëtar në ato javë për të bërë një përfaqësim sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf, nuk dinte vendimet që morën

Publikuar

-

Nga

Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore. Me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anulluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia. Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve, një situatë me të vërtetë absurde.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t-ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.



Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Plas në studion e “Rubrikës Sportive”, Koço Kokëdhima shpërthen ndaj Prodanit: Njeri i turpshëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në studio, pas deklaratës së Eduart Prodanit, i cili në një lidhje live në “Skype” për emisionin “Rubrika Sportive”, u shpreh se bojkoti është një lëvizje me karakter politik dhe i ekzagjeruar.

 

“Këta janë njerëz të turpshëm. Si mund të flasë ai në emrin tim. Si mund të thotë ai gjërat që bëj unë. Ai do t’i certifikojë motivet e mia? Edhe motivat tona. Çfarë partiake? Çfarë elektorale? Çfarë thotë ai? Që po e bëjmë për llogari të palës tjetër që do të vijë në zgjedhje? Kaq qesharakë janë këta mo? Janë të turpshëm! Çfarë të drejte ke, të bësh thashethemet e lagjes”, reagoi Kokëdhima i irrituar.



 

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-futbollisti i Milanit i befason të gjithë, nuk do ta besoni ku do të aktivizohet këtë sezon

Publikuar

-

Nga

Lukas Bilia kalonte nga Lacio te Milani para 3 viteve, kur kuqezinjtë i paguanin lacialëve plot 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin argjentinas. Megjithatë pas përfundimit të sezonit të fundit, Bilja është një lojtar i lirë dhe po kërkon për një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.



Sipas raportimeve të fundit, thuhet se është arritur marrëveshja dhe mesfushori do të luajë në elitën e kampionatit turk për skuadrën e Karagumruk. Mes palëve është mbyllur gjithçka dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi.

LEXO TE PLOTE