LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet bilanci në Kosovë/ 8 viktima nga Covid dhe 181 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

23 Korrik 2020, 13:26, Kosova & Bota CNA
Thellohet bilanci në Kosovë/ 8 viktima nga Covid dhe 181 raste të

Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit 8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 181 raste të reja.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenic./CNA.al

Lajmet e fundit nga