Connect with Us

Skandali/ Policia mbyll muzikën në mes të ditës në plazhet e Sarandës

Denoncim

Skandali/ Policia mbyll muzikën në mes të ditës në plazhet e Sarandës

Publikuar

-

Audio-skandali/ Policia mbyll muzikën në mes të ditës në plazhet e Sarandës

Një rast i paprecedent, i cili po godet bizneset në mes të ditës, kundër të gjitha ligjeve,  urdhrave dhe vendimeve në fuqi. Në plazhet e Sarandës, Policia ka mbyllur muzikën në baret me mjedise të hapura.

CNA.al ka siguruar një audio-skandal i cili vjen nga Saranda, ku pronari i një bari në plazh i ankohet Policisë, se po e ndëshkojnë për muzikën e ndezur gjatë ditës.

Bëhet fjalë për plazhe të hapura, publike dhe private, të cilat janë dhënë me qira nga Bashkia. Në këto ambiente është shfaqur Policia dhe ka mbyllur muzikën me zë të lartë.  Ndërkohë, në Ksamil, Himarë e kudo gjetkë mund të dëgjohet muzikë, por për Sarandën ky rregull nuk vlen.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, i thanë CNA.al se është shkelur urdhri i ministres. Nuk ka një urdhër të tillë që të ndalojë muzikën në plazhet private apo publike deri në orën 20:00. Urdhri i ministres sqaron se ndalimi i muzikës është për baret dhe lokalet e mbyllura me grumbullime të mëdha të cilat mund të shkaktojnë përhapjen e Covid-19.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë i datës 20 korrik ndalon muzikën pas orës 20:00

Pra, urdhri i ministres nuk është zbatuar siç duhet, ose minimalisht është abuzuar me të.

LEXO EDHE:  Emërimet politike/ Lala pyet ministren: Pse e anuluat konkursin e parë

CNA.al komunikoi edhe komisiariatin e Policisë Sarandë, prej nga na u tha se muzika nuk do të lejohet, duke shtuar se  për  këtë duhet të lexoni urdhrin e ministres.

Në fakt vendimi i Policisë është i gabuar dhe në tejkalim të urdhrit, por Policia këmbëngul për mbylljen e muzikës në të gjitha ambientet e hapura në plazhe.

Pra, në Sarandë nuk lejohet për shkak të dëshirës së Policisë, të  pushosh në shezlong dhe të dëgjosh muzikë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Emisioni “Stop” ka publikuar sot historinë e Hysen Ajasllarit, i cili është dhunuar nga djali i tij dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në kokë, qafë e trup. Por historia në familjen Ajasllari është edhe më e rëndë , pasi i dhunuar nuk ishte vetëm babai 92-vjeçar, por dhe djali tjetër i tij bashkë me nusen.

Lidhur me rastin e dhunës të së moshuarit 92-vjeçar nga i biri, emisioni “Stop” i është drejtuar psikologes Gejsi Ndoja, e cila thotë, se ankthi dhe trauma në këtë moshë mund të shkaktojë edhe trauma të rënda dhe probleme kardiake. Ajo shton se kurimi i pasojave kërkon kohë.

Më vjen shumë keq që rasti është moshë e thyer, por ne kemi kemi pasur dhe raste të tjera që nga viktimë e dhunës kanë përfunduar në viktima me jetë. Trauma është më e madhe për shkak të lidhjes familjare që ka viktima me dhunuesit. Dhuna e lë me ndjenjë frike dhe mund të ketë probleme kardiake më pas”, thotë ndër të tjera psikologia.

Rasti i 92-vjeçarit ka shkuar dhe në gjyq dhe e bija e të dhunuarit tregon se në seancë gjyqësore pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit.

Sipas saj, gjyqtarja ka vënë duart në kokë, kur ka parë fotot dhe nuk arrinte të kuptonte, se pse agresori është nën masën “detyrim paraqitjeje”. Pas këtij momenti vajza tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për babanë nga i biri.

LEXO EDHE:  Ping-pongu me Armon/ Thellohet skandali i grabitjes

LEXO EDHE:  Emërimet politike/ Lala pyet ministren: Pse e anuluat konkursin e parë

Sot, isha te gjyqi, atje. Pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit. Replikuan shumë, se ajo i kërkonte të gjitha dokumentet. Do më dërgosh akuzën i tha, provat, etj. U zu keq me prokurorin. Kanë vënë duart në kokë, kur panë fotot. Donte akt-akuzën e babait dhe pse e kanë lënë të lirë me detyrim paraqitje? Urdhrin e mbrojtjes do t’ia japë babait ajo. Nuk e paskemi patur. Di gjë unë ? Unë vajta në polici dhe u thashë, se dua urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe ata ia kanë dërguar gjykatës dhe gjykata sot u kujtua”, tregon e bija e të moshuarit./ tvklan.al

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Publikuar

-

Nga

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen. Një çështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhe të dhunojë babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

Vjen  ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin,  në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

LEXO EDHE:  KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

LEXO EDHE:  Denoncon "Stop"/Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fiër. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Publikuar

-

Nga

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi.

Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe passëord nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, ka investiguar rreth kësaj çështje dhe ka zbuluar se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë. Madje, punonjësi i spitalit Covid 1 që ka marrë kartën e bankës së pacientit që humbi jetën nga virusi, ka tentuar të tërheqë para edhe nga një bankomat Credins Bank në qytetin e Durrësit, por veprimi nuk është autorizuar. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

LEXO EDHE:  Skandali në ISSH Krujë/ Drejtori i merr 70-vjeçarit 900 mijë lekë ryshfet për pensionin!

LEXO EDHE:  Emërimet politike/ Lala pyet ministren: Pse e anuluat konkursin e parë

Djali i viktimës thotë se babai i tij është grabitur brenda spitalit. Ai shprehet se ka bërë denoncim në polici dy javë më parë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncuesi: “Te policia kam bërë denoncim dhe më kanë thënë do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, që ta bëj publike dhe të gjendet personi”.

Në mungesë të një hetimi nga ana e autoriteteve, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE