LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet lëvizja më e re kombëtare/ Meta: Do jem në krahun tuaj si President

23 Korrik 2020, 09:00, Politikë CNA
Shpallet lëvizja më e re kombëtare/ Meta: Do jem në krahun

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së lëvizjes kombëtare ?Ne jemi 1?, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse Meta e vuri theksin te ndëshkimi i autorëve të kësaj dhune ndërasa tha se është përgjegjësi thelbësore që fëmijët të ndihen të sigurtë dhe të mbrojtur.

?Është momenti që jo vetëm të ngremë zërin por t?u japim më shumë zë atyre, të ngrejmë barriera kundër dhunës së fëmijëve. Duhen ndërmarrë masa të forta. Duhet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Duhen masa ndërgjegjësimi për fëmijët e prindërit për të denoncuar çdo rast të dhunës, veçanërisht asaj seksuale. Të ngazhojmë institucionet, bashkë me Parlamentin, mediat, shoqërinë civile për t?ju përgjigjur ashpër dhe prerë dhunës ndaj fëmijëve.

Si President do jem në krahun tuaj në këtë nismë për të zhvilluar politika më efikase dhe mbi të gjitha politika më të forta ndëshkuese?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga