LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në restorant/ Plagoset 23- vjeçari në Ksamil

23 Korrik 2020, 12:22, Kronika CNA
Sherr me thika në restorant/ Plagoset 23- vjeçari në Ksamil

Një 23- vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në Ksamil pas një sherri në një restorant.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet  K.K, nga Gjirokastra është goditur me mjet prerës dhe është dërguar në spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar autorin dhe po punon për ta kapuar atë.

?Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga