LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita jashtë parlamentit: Futemi në dialog, nëse nuk bëhen ndryshime pas votimit të "5 qershorit"

23 Korrik 2020, 15:41, Politikë CNA
Opozita jashtë parlamentit: Futemi në dialog, nëse nuk bëhen

Opozita e Lulzim Bashës, në një reagim zyrtar pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit me 97 pro shkruan se miratimi i sotëm pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur.

Sipas të djathtës jashtë paralamentit, ky është argument i fortë i shenjuar edhe nga ndërkombëtarët si një prej kushteve për pranimin në BE.

“Marrëveshja është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Më tej, në deklaratë thuhet se, opozita do të marrë pjesë në dialog, nëse nuk diskutohen çështje të  tjera jashtë kësaj marrëveshjeje.

“Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, mbyllet deklarata. ?CNA.al

Lajmet e fundit nga