LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit/ OSBE: Zbatimi i Reformës Zgjedhore është kyç

23 Korrik 2020, 14:42, Politikë CNA
Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit/ OSBE: Zbatimi i Reformës

OSBE ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Prezenca e OSBE-ODHIR në Tiranë deklaron se zbatimi i Reformës Zgjedhore është kyç, ashtu si për çdo marrëveshje tjetër.

OSBE i bën thirrje palëve politike që të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.

?Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t?i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga