Connect with Us

Ministri i Arsimit në shtetin fqinj rezulton pozitiv me koronavirus

Kosova & Rajoni

Ministri i Arsimit në shtetin fqinj rezulton pozitiv me koronavirus

Publikuar

-

Ministri i Arsimit në shtetin fqinj rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër Ademi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Greqisë për minoritetet/ Ja çfarë thotë Ministria e Jashtme në Shqipëri

Kujtojmë këtu, se ditën e djeshme edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se është infektuar me koronavirus. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

LEXO EDHE:  Maqedoni, tryeza politike, Qeveri kalimtare pa Gruevskin

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 608 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të jetëvetë humbura nga Covid, në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,378.



Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja ekonomike midis këtyre dy vendeve do ta bëj si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.



“Guximi i jashtëzakonshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”, nënvizoi Trump.

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh në Maqedoni?/Ushtria me tanke lëviz drejt Shkupit

LEXO EDHE:  U raportua si viktima e 5-të/ Ministria e Shëndetësisë njoftim të dytë: Ishte vdekje klinike

 

LEXO TE PLOTE