Connect with Us

Kuvendi voton marrëveshjen e 5 qershorit/ Murrizi: Ta gëzoni, ndërrojeni edhe datën

Politikë

Kuvendi voton marrëveshjen e 5 qershorit/ Murrizi: Ta gëzoni, ndërrojeni edhe datën

Publikuar

-

Deputeti i kërkon dorëheqjen Lleshajt/ Je racist urren vartësit

Me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe me 4 deputetë që nuk morën pjesë në votim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot marrëveshjen e 5 Qershorit, per reformen zgjedhore.

Votimi është bërë publik nga deputeti Myslim Murrizi.

Deputeti demokrat, Myslim Murrizitha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se 74 deputetë nga mazhoranca dhe 23 nga opozita parlamentare janë pro marrëveshjes së arritur nga Këshilli Politik për Kodin e ri Zgjedhor.

“E vetmja deklaratë e sinqertë këtu ishte se keni shtypur butonin për Lulin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga krahu tjetër i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve.

LEXO EDHE:  “Rusët po vijnë vërdallë”/ Myslim Murrizi bën denoncimin e fortë: Qeveria po bën pazare nafte

5 qershori i hynë në punë vetëm politikanëve. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë larg njëri-tjetrit. 5 qershori është noterizim i 21 prillit të vitit 2008.

Ta gëzoni, ia ndërroni edhe datën për mua, mirë do ishte ta quani marrëveshja e 1 qerrshorit sepse ngjani me ata që kanë festën në këtë datë. Halli i 5 qershorit tuaj nuk ka të bëjë me kodin dhe as me zgjedhjet. Arsyeja e vërtetë është Reforma në Drejtësi. 5 qershori është alibi që disa shenjtanë nga ju”, tha Murrizi.

Votimi në Kuvend për Marrëveshjen e 5 qershorit

97 vota pro

6 vota kundër

6 deputetë nuk kanë votuar

4 abstenim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një grua zë vendin e parë në Korçë/ Kush është kandidatja e PS-së për qytetin juglindor

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konfernce për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e arqë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  “Rusët po vijnë vërdallë”/ Myslim Murrizi bën denoncimin e fortë: Qeveria po bën pazare nafte

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi i sulet Bashës/ Përgjegjësia jote të gjesh kush votoi Ruçin

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE