Connect with Us

Kriza e pandemisë, duhet përballuar me paratë e fshehura në parajsat fiskale

Blog

Kriza e pandemisë, duhet përballuar me paratë e fshehura në parajsat fiskale

Publikuar

-

Kriza e pandemisë, duhet përballuar me paratë e fshehura në parajsat fiskale

Nga David L.Karden “Foreign Policy”

* Kostot e sakta që lidhen me pandeminë e Covid-19 dhe pasojat e saj të mëdha ekonomike, janë të vështira për t’u vlerësuar. Por me siguri që shuma në total, do të jetë e madhe. Paketa e parë e ndihmës e qeverisë amerikane i tejkaloi 2 trilionë dollarët.

Pastaj vijnë humbjet e jetëve njerëzore, ulja e produktivitetit ekonomik dhe shkatërrimi i financave personale, me të cilin do të përballen me shumë njerëz. Dhe ka të ngjarë të kërkohen më shumë paketa të tjera stimuluese. Në mbarë botën, kostot në total do të jenë edhe më të larta.

Por e vërteta e hidhur, është se kostot dhe pasojat e pandemisë ka të ngjarë të ishin shmangur ose ulur në mënyrë dramatike, nëse udhëheqësit do të kishin bërë punët e tyre. Në vitin 2013, Banka Botërore vlerësoi se një shpenzim vjetor prej vetëm 3.4 miliardë dollarë, do t’i jepte mundësinë vendeve në zhvillim të kishin një aftësi më të madhe për parandalimin e pandemisë, duke e bërë më pak të mundshme një epidemi globale.

E megjithatë, ky shpenzim relativisht modest nuk ndodhi kurrë. Ndërkohë është e mirë-dokumentuar që shumë udhëheqës në botë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, ishin shumë të ngadaltë në reagimin e tyre ndaj pandemisë, çka i shtoi shumë kostot njerëzore dhe financiare.

Këto dështime, i thelluan dëmet e pësuara në vendet e tjera të botës. Me ekonomitë që tanimë po përjetojnë ulje drastike të të ardhurave të tyre tatimore për një të ardhme të parashikueshme, si do t’i paguajë bota kostot e kësaj fatkeqësie të madhe?

Rritet numri i viktimave/ Humb jetën pacienti nga Tirana

Në fakt, paratë e nevojshme për ta përballuar këtë krizë janë shumë pranë, të fshehura në parajsat financiare (OFC). Ato vlerësohet se mbajnë të fshehura deri në 36 trilionë dollarë në para, ar dhe letra me vlerë, duke mos përfshirë asetet si pasuritë e patundshme, veprat e artit dhe bizhuteritë e shtrenjta.

Sa për krahasim, të ardhurat federale nga taksat në SHBA, janë pak më shumë se 3 trilionë dollarë në vit. OFC ndodhen në të gjithë botën, si në Zvicër, Hong Kong, Ishujt Kajman, Ishujt e Virgjër Britanikë, Bahamas, Luksemburg, Lihtenshtajn, Irlandë, Singapor, Panama, Trinidad Tobago, Sejshell dhe Vanuatu.

Dhe Indeksi i Sekretit Financiar, i botuar nga Rrjeti i Drejtësisë Tatimore, e rendit SHBA-në si vendin e dytë për pasuritë e fshehura në Ishujt Kajman. Për dekada të tëra, këto dhe OFC të tjera i kanë lejuar individët dhe korporatat të grumbullojnë dhe strehojnë aty pasuri të mëdha, duke shmangur taksat.

Në këtë proces, ata e kanë përkeqësuar pabarazinë e të ardhurave, e kanë rritur paqëndrueshmërinë financiare globale, dhe i kanë lejuar korporatat shumëkombëshe dhe aksionarët e tyre të futin në xhep triliona dollarë, që duhej të ishin paguar si taksa për shtetet përkatëse.

OFC-të janë toleruar (dhe madje janë përdorur për të fshehur pasuritë personale) nga udhëheqës dhe ish-udhëheqës në politikë dhe biznes. Hetimi i “Panama Papers”, zbuloi se 140 politikanë nga më shumë se 50 vende, si dhe personazhe të famshëm, trafikantë droge, armësh etj, kishin llogari sekrete në atë vend.

Dhe Panamaja është vetëm njëra nga parajsat e shumta fiskale që ekzistojnë në të gjithë botën. Po përse nuk janë mbyllur deri tani këto parajsa fiskale? Li Shepard, një ekspert amerikan mbi taksat, jep një shpjegim të shumëanshëm:“Ne bezdisemi prej tyre, themi se aktiviteti i tyre është i paligjshëm, por nuk i mbyllim ato, pasi elitat drejtuese janë peng i tyre.

Parajsat fiskale nuk mund të ekzistojnë pa pëlqimin e vendeve, transaksionet e të cilave ato i  pranojnë”.

Dhe pasojat financiare të këtij egoizmi janë ekspozuar nga pandemia. Parajsat fiskale, e kanë privuar botën nga burimet e nevojshme për të shmangur dhe menaxhuar krizat globale. Por pandemia e Covid-19, u ka dhënë udhëheqësve shansin që të mësojnë nga gabimet e tyre, dhe të mbyllin një herë e mirë parajsat fiskale.

LEXO EDHE:  Fushata presidenciale në SHBA, kundërshtarët me tone të ashpra

Kjo do të kërkojë një kombinim të vullnetit politik, veprimit juridik, dhe presionit të bashkuar global. Udhëheqësit duhet të mos mendojnë më për synime afatshkurtra në funksion të qëllimeve të tyre politike, gjë që vetëm sa e rrit madhësinë dhe koston e sfidave me të cilat do të përballen brezat e ardhshëm.

Pandemia e Covid-19, është vetëm një nga shembujt, ku amerikanët dhe të tjerët në mbarë botën do të duhet të paguajnë triliona dollarë për të menaxhuar pasojat e tij. Kostot që lidhen me ndryshimin e klimës, emigracionin, varfërimin e burimeve natyrore dhe krizat e tjera në të ardhmen, mund t’i tejkalojnë ato që lidhen me Covid-19.

Atëherë, si mund t’i mbyllim parajsat fiskale? Paratë që mbahen në to, ndahen në 2 kategori të mëdha. Në të parën janë paratë e individëve të pasur, disa prej tyre si rezultat i veprimtarisë kriminale. Kjo përbën më shumë se 70 për qind të pasurisë financiare të qytetarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, gati 50 për qind të pasurisë së rusëve të pasur, dhe një mesatare prej 15 për qind në Evropë, kryesisht në vende si Greqia, Portugalia dhe Belgjika.

Norma për Shtetet e Bashkuara është nën 10 për qind, por sërish është një shumë e madhe, duke marrë parasysh që amerikanët zotërojnë thuajse 100 trilionë dollarë.

Në kategorinë e dyrë janë paratë e korporatave shumëkombëshe, që i përdorin OFC për të strehuar të ardhurat e tyre dhe shmangur pagimin e taksave në vendet ku operojnë, duke kursyer jo pak por deri në 600 miliardë dollarë çdo vit.

Activists stage a protest on a mock beach representing a tax haven outside a meeting of European Union finance ministers in Brussels, Belgium, on Dec. 5, 2017. REUTERS/Francois Lenoir

Disa qeveri, kanë hedhur kohët e fundit një hap të parë për të identifikuar llogaritë off-shore, dhe për të rikuperuar taksat e tyre të papaguara. Për shembull, Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka nisur zbatimin e një programi agresiv për të identifikuar llogaritë OFC të shtetasve amerikanë.

Bankat që strehojnë pasuritë dhe të ardhurat e pataksuara të amerikanëve ndiqen penalisht dhe gjobiten. Për shembull, banka më e madhe e Izraelit, Bank Hapoalim, dhe filiali i saj zviceran, ranë kohët e fundit dakord të paguajnë një gjobë prej mbi 874 milionë dollarë për strehimin e 7.6 miliardë dollarë asete të shtetasve amerikanë.

Por sërish, krahasuar me 36 trilionë dollarët e grumbulluara në OFC, SHBA-ja nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe. Kongresi prezantoi kohët e fundit një projektligj për të luftuar pastrimin e parave. Edhe Britania ka ndërmarrë kohët e fundit, disa hapa të vegjël për të rritur mbledhjen e taksave.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka vendosur Ishujt Kajman në listën e zezë të parajsave fiskale. Vendet mund të ndalojnë udhëtimet ajrore dhe detare nga dhe drejt OFC jo-transparente, duke u mohuar qasjen e qytetarëve të OFC në vendet e tyre.

Por nevojiten shumë hapa të tjerë, si mohimi i ndihmës së huaj për këto vende, shpërblimet për ata që identifikojnë zotëruesit e llogarive bankare në parajsat fiskale, miratimi i ligjeve që lejojnë konfiskimin e pasurive, mbi të cilat nuk janë paguar kurrë taksat etj.

Një shembull që duhet marrë, është ai i presidenti francez Sharls de Gol në vitet 1960, për t’i ndaluar qytetarët francezë të fshihnin të ardhurat dhe pasuritë e tyre në Monako. Në atë kohë, Franca kishte një taksë mbi 50 për qind për të pasurit, ndërsa Monako nuk i taksonte të ardhurat e shtetasve francezë.  De Gol e ndali atë praktikë, duke e mbyllur rrugët që të çonin në Monako, derisa principata u detyrua të zbulonte emrat e qytetarëve francezë që përdorin bankat e saj./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si do ndryshojë peisazhi politik në Ballkanin Perëndimor, pas asaj që ndodhi së fundmi në Malin e Zi?

Publikuar

-

Nga

Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign Relation”

Zgjedhjet parlamentare të muajit të shkuar në Malin e Zi, prodhuan një rezultat historik, dhe për shumëkënd të papritur, që mund të rezultojë tepër domethënës për peizazhin politik të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë në 30 vjet Demokratska Partija Socijalista (DPS) nuk do të qeverisë vendin.

E udhëhequr nga presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç, DPS e ka dominuar skenën politike malazeze që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1990. Në vend të saj, 3 koalicione të gjera, me platforma të ndryshme politike, kanë arritur të fitojnë 41 vende në parlament, minimumi i nevojshëm për të formuar një shumicë qeverisëse.

Këto koalicione kanë nënshkruar një marrëveshje mbi parimet për koalicionin e ri, që do të përbëhet nga jo më pak se 20 parti. Narrativa dominuese e këtyre tre blloqeve politike është “Jashtë e vjetra, sot me të renë!”. Por një vështrim nga afërt i partive dhe udhëheqësve të tyre, na ofron një panoramë më komplekse, që mund të rezultojë destabilizuese për Malin e Zi dhe rajonin.

Nga këto tre blloqe, më i madhi (Za Buducnost Crne Gore, ZBCG) është një koalicion i gjerë i partive populiste etno-nacionaliste, klerike, konservatore, me një platformë të hapur pro-serbe, pro-ruse, anti-NATO dhe euro-skeptike.

Shumica e udhëheqësve të tyre drejtuan fushatën në favor të ruajtjes së Unionit Shtetëror me Serbinë gjatë referendumit të vitit 2006 për pavarësinë. 27 deputetët e tyre vijnë kryesisht nga Fronti Demokratski (DF), një koalicion ky ku dy udhëheqësit e tij, Milan Knezeviç dhe Andrija Mandiç, janë dënuar secili me 5 vjet burg për krijimin e një organizate kriminale që organizoi grushtin e dshtuar të shtetit të mbështetur nga Rusia, në prag të zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2016.

Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat pro-qeveritare në Serbi, e mbështetën hapur fushatën zgjedhore të DF. Blloku i dytë më i madh në shumicën e re, tubohet rreth një partie relativisht të re populiste, Demokrate Crne Gore (DCG), e udhëhequr nga Aleksa Beçiç.

Ndërsa ky bllok portretizohet nga shumë analistë si një opozitë qytetare, udhëheqësi është një ish-udhëheqësi i forumit rinor të Socijalisticka Narodna Partija Crne Gore (SNP), një parti që ishte zëri kryesor në favor të bashkimit me Serbinë dhe një aleate besnike e Sllobodan Millosheviçit deri në rrëzimin e këtij të fundit në vitin 2000.

Një parti tjetër në këtë bllok është Demos, një parti konservatore e udhëhequr nga Miodrag Lekiç, ish-ambasador i Jugosllavisë në Itali në kohën e Millosheviçit. Ai mbetet një nga kritikët më të fortë të qeverisë në largim, për shkak të vendimit të kësaj të fundit pro sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Koalicioni i tretë dhe linja kryesore e shumicës së ardhshme qeverisëse në parlament, është Ujedinjena Reformska Akcija (URA). Kjo është një parti qytetare, e gjelbër dhe pro-evropiane. Ajo ka vetëm 4 deputetë, të cilët u zgjodhën nga 5.2 për qind e votave.



Pritshmëria e analistëve më optimistë, është që kjo parti të arrijë të mbajë nën kontroll dy më të mëdhatë, një skenar që vihet në dyshim nga shumë të tjerë. Zyrtarisht, krerët e 3 partive që dominojnë secilin bllok, kanë rënë dakord mbi disa parime minimale si themelin e koalicionit të tyre qeverisës.

LEXO EDHE:  Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

LEXO EDHE:  Ligji i plehrave në Shqipëri, shqetësim për SHBA

Ata janë zotuar zyrtarisht të mos tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe të mos dalin nga NATO. Gjithashtu, kanë rënë dakord të formojnë një qeveri teknokratësh, që do të vazhdojë procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Por nuk është aspak e qartë sesi një amalgamë e tillë heterogjene me prejardhje ideologjike konfliktuale, do t’i mbështesë vërtet këto politika.

Rreziqet në këtë kuadër janë disa.

Së pari, do të jetë shumë e rëndësishme të shihen emërimet në sektorin e sigurisë dhe kontrolli i tyre. Nëse DF merr nën kontroll sektorin e sigurisë, qeveria e re mund të jetë e prirur të thellojë lidhjet me shërbimet ruse dhe serbe të sigurisë. Nën një skenar të tillë, qeveria mund të minojë detyrimet e vendit nga anëtarësimi në NATO.

Së dyti, duke pasur parasysh orientimin e theksuar ideologjik të partive më të mëdha drejt Serbisë dhe Rusisë, mbetet e paqartë nëse qeveria e re do t’i përmbahet realisht angazhimeve ndërkombëtare të Malit të Zi. Nën qeverinë e mëparshme, politika e jashtme e Malit të Zi ishte 100 për qind pro BE-së.

Selia e BE-se

Duke marrë parasysh historikun e DF dhe partive aleate, nuk ka gjasa që ato ta ruajnë një kurs të tillë në politikën e jashtme. Kjo mund të ndikojë në çështje të tilla si rinovimi i sanksioneve kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, në politikat e BE-së mbi Ukrainën, Kosovën dhe çështje të tjera rajonale.

Së treti, qeveria e re ka premtuar të anulojë Ligjin mbi Lirinë e Fesë, që ndër të tjera kërkon regjistrimin zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo e fundit është i vetmi institucion fetar që nuk është regjistruar në Malin e Zi. Ajo operon në një vakum ligjor ndërsa ndjek si agjendën politike ashtu edhe interesat e saj ekonomike:kisha pretendon pronësinë mbi një sipërfaqe të mëdha toke dhe pasurish të patundshme dhe drejton hotele, restorante, agjenci udhëtimesh, por nuk ka një status zyrtar.

Përveç kësaj, qeveria e re mund të kërkojë të rishikojë Ligjin e Shtetësisë. Nëse kjo ndodh sipas preferencave të DF, ligji i ri do t’u japë mundësi një numri të konsiderueshëm qytetarësh serbë të marrin dy shtetësi në Malin e Zi. Ka shumë pak gjasa që URA dhe blloku i saj i vogël i partive papërvojë, të kenë një kontroll efektiv ndaj dy blloqeve të tjera.

Një skenar i mundshëm është që URA ta braktisë koalicionin, akt që mund të dobësojë aleatët e saj përballë zgjedhjeve të reja që do të shpalleshin në mënyrë të pashmangshme. Nëse malazezët shkojnë sërish në votime, ata mund të kenë të ngjarë të mbështesin blloqet më të mëdha që shfrytëzojnë levat e pushtetit të sapoformuar, mbështetjen e vazhdueshme nga Beogradi dhe fuqinë mobilizuese të Kishës Ortodokse Serbe, dhe kësisoj të krijojnë një pasiguri edhe më të madhe në lidhje me rrugën perëndimore të Malit të Zi./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë

Publikuar

-

Nga

Nga Danielle Pletka “The Washington Post”

Në vitin 2016, nuk mendova në asnjë moment të votoja për Donald Trumpin. Sjellja e tij arrogante më dukej si degradimi më i keq i politikës amerikane. Por në vitin 2020, unë mund të detyrohem të votoj për të.

Më dëgjoni. Unë nuk kam shumë nevojë të parashtroj këtu rezervat e mia ndaj Trumpit, postimet e tij agresive në rrjetet sociale, mendjemadhësinë e tij kronike dhe vrazhdësinë që karakterizon në përgjithësi sjelljen e tij.

Gjatë 4 viteve të fundit, si një njollë nafte që bën pis të gjitha ato që prek, vetë Trump ka arritur të errësojë arritjet më thelbësore të administratës së tij, si fokusimi i vëmendjes së botës tek kërcënimi që paraqet Kina për sigurinë globale, dhe për ndërmjetësimin e një epoke të re të paqes në Lindjen e Mesme.

Unë kam frikë nga vendimmarrja kaotike, e diktuar nga personaliteti i vetë Trump. Përbuzja e tij ndaj NATO-s është alarmante, ashtu si dhe lajthitja e tij se ai mund të mbajë nën kontroll udhëheqësit autoritarë. Unë nuk dyshoj se padurimi i tij për të tërhequr trupat amerikane nga misionet e tyre në vende të tilla si Afganistani dhe Iraku, do të inkurajojë konfliktet dhe terrorizmin.

Dhe shqetësohem se qëndrimi i tij çuditërisht izolacionist ndaj tregtisë ndërkombëtare, do ta dëmtojë ekonominë e SHBA-së, dhe do të shpërbëjë mekanizmat tregtarë globalë që gjatë gjysmëshekullit të kaluar i kanë sjellë botës një prosperitet të mahnitshëm, duke nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria ekstreme.

Por nga ana tjetër unë u trembem akoma më shumë ekstremistëve të së majtës brenda Partisë Demokratike. E nga çfarë duhet të frikësohemi? Unë druhem se ish-zv/presidenti Xho Bajden do të ishte një president lolo, sa për figurë, i paaftë për t’u fokusuar në detyrat e tij dhe për të udhëhequr, një presidenti që do ta drejtonte presidencën me teleprompter, me fjalimet e hartuara nga ideologët e majtë të partisë së tij.

Unë kam frikë se një Kongres  dhe Senat i kontrolluar nga demokratët – një skenar thuajse i sigurt nëse Bajden fiton në nëntor – do të shënonte fillimin e një sulmi ndaj institucioneve që ruajnë demokracinë e vogël.

Këtu mund të përfshihen krijimi i një bashkimi qeveri-parlament me një pushtet të pakufizuar politik; një rritje e numrit të vendeve në Gjykatën e Lartë për të siguruar një super-shumicë liberale; miratimi i masave shkatërruese ekonomike siç është Marrëveshja e Re e Gjelbër; shtetëzimi i kujdesit shëndetësor; çmontimi i kufijve të SHBA-së, dhe zbatimi i masave të frymëzuara nga socialistët, të gjitha këto do të shkatërronin një ekonomi që duhet ende ta marrë veten nga mbyllja për shkak të pandemisë.

Unë kam frikë nga përhapja e zakoneve progresive që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në gazeta, programet mësimore të fëmijëve të mi dhe qeverinë time lokale. Unë kam frikë nga bullistët që mendojnë se përfaqësojnë virtytin, të cilët gjithnjë e më shumë po përpiqen të dominojnë ose heshtin ligjërimin publik.

LEXO EDHE:  Fushata presidenciale në SHBA, kundërshtarët me tone të ashpra

LEXO EDHE:  Propozimi i SHBA për Reformën Zgjedhore/ Rakipi tregon pse refuzojnë Rama dhe Basha

Dhe që i inkurajojnë fëmijët e mi të mendojnë, se të qenit të bardhë është diçka thelbësisht e keqe, dhe se establishmenti i Amerikës është i ngjashëm me mëkatin origjinal. Ndërkohë, kam frikë edhe nga vetë-censura në rritje që po dikton çdo qëndrim të shumë njerëzve.



Të majtët e shohin çdo zgjedhje personale – nga recetat tek stili i flokëve – përmes prizmave të tyre të shtrembëruar të politikës dhe kulturës. Një Uashington i drejtuar plotësisht nga Demokratët, i nxitur nga aleatët e progresistëve në media, pa dyshim që vetëm sa do t’i përshpejtonte këto prirje.

As qasja e Bajden ndaj çështjes së sigurisë kombëtare nuk është më pak shqetësuese. Ndërsa ai premton një ndryshim të mirëpritur të aleancave të SHBA, Bajden ashtu si Trump, do që të tërheqë trupat tona nga Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut.

Më keq akoma, ai do të shkurtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, dhe ka të ngjarë të rinovojë lidhjen e gabuar të dashurisë së administratës Obama me tiranët e Iranit. Pastaj është armiqësia e Partisë Demokratike ndaj shtetit të Izraelit. Mbështetësit e Bajden do të bërtasin me të madhe se historia e kandidatit të tyre është shumë pro-Izraelit.

Por si president, a do të ishte ai aq i fortë sa t’i rezistonte mbështetjes më pak të zjarrtë të Partisë së re Demokratike ndaj shtetit hebre? A ka probleme në të djathtë, me fanatikët e tmerrshëm në të njëjtin nivel me protestuesit e dhunshëm, që kohët e fundit kanë shkaktuar dëme të papara në shumë qytete dhe biznese në SHBA?

Sigurisht që po. Këta racistë që bredhin nëpër rrugë me armë, kanë marrë inkurajimin e heshtur nga Trump. Por ato nuk përfaqësojnë rrymën kryesore të Partisë Republikane, apo bazën më të gjerë të anëtarëve të kësaj partie.

Një vit më parë, mendova se Partia Demokratike ishte e izoluar nga e majta ekstreme. Por sot nuk mendoj kështu. Pasi mendimi i partisë sot drejtohet nga senatorët Berni Sanders, Elizabet Uorren, Aleksandria Okasio-Kortez, dhe Rashida Tlaib, që dikur ishin në periferinë e politikës së brendshme të PD.

Me Donald Trump, unë e di se çfarë po marr. Për mirë apo keq, ai e drejton administratën e tij. Unë shqetësohem më shumë për paaftësinë dhe lëkundjet e tij, sesa për çdo tendencë diktatoriale.

Por nga ana tjetër, unë jam gjithnjë e më e bindur se ajo që shoh tek Xho Bajden, të cilin e kam takuar për herë të parë në vitin 1992, dhe që e besoj se është një njeri i mirë, do të ishte thjesht fasada e një administrate, e mbështetur plotësisht nga Senati dhe Kongresit, me një axhendë që do të dëmtonte seriozisht SHBA-në.

Ekstremizmi gërryes i krahut të majtë, do të ishte një gangrenë për kombin. Pavarësisht gjithë të metave të tij, Trump mund të jetë një digë midis demokracisë sonë të papërsosur, dhe tiranisë së të majtës së ringjallur./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Ku është më e rrezikuar jeta në botë?

Publikuar

-

Nga

Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët janë edhe më të rrezikuarit nga katastrofat. Se si përballohet një katastrofë varet shumë nga kapacitetet e një shteti dhe shoqërie.

Pandemia e Coronës e ka rritur edhe më shumë gjendjen e rrezikshmërisë për migrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën, që edhe pa pandeminë është e vështirë, thuhet në raportin e OKB-së për rreziqet për vitin 2020. Sidomos më të prekurit nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë, shkruajnë autorët e studimit, që publikohet nga Aleanca “Zhvillimi ndihmon” e Universitetit Ruhr në Bochum.

Çdo vit ky raport publikon një listë ku janë renditur të gjitha vendet e botës në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Edhe këtë vit në krye qëndron shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu. Vendi i dytë më i rrezikuar në botë është Tonga, e ndjekur nga Antijet e Vogla. Vendet me rrezikun më të vogël statistikor janë si në vitin e kaluar Katari dhe shteti i BE, Malta. Gjermania bën pjesë tek 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen kryesisht vendet europiane, por edhe shtete si Arabia Saudite dhe Egjipti.



Shtetet Ishullore të Paqësorit, si Tonga, Fidxhi apo Vanuatu janë të rrezikuara shumë nga katastrofat

LEXO EDHE:  Pandemia “gjunjëzon” ekonominë/ Paralajmërimi i BB: Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga 106 shtete

LEXO EDHE:  Lufta tregtare në fokus/ Të Martën “zbulohet” e vërteta

Koncepti i rrezikshmërisë në raport merr në konsideratë si ekspozimin ndaj rrezikut, që do të thotë, se sa i rrezikuar është një rajon apo një vend nga disa katastrofa natyrore. Por nga ana tjetër shihet edhe aftësia e një shoqërie për të përballuar katatrofat. Kështu shtetet me një ekspozim të njëjtë ndaj rrezikut, mund të kenë renditje të ndryshme, për shkak të cilësisë së infrastrukturës publike, situatës së banimit mesatarisht, përgatitja në përballimin e katastrofave dhe sistemi shëndetësor. Shumë vende afrikane nuk marrin shumë pikë në këto kategori, ato janë të rrezikuara nga pozicioni gjeografik, por edhe nga mungesa e kapaciteteve.

Një ndikim të veçantë ka ndryshimi i klimës. Në studim thuhet, se kjo ka ndryshuar shpeshtësinë dhe intensitetin e stuhive, përmbytjeve apo thatësirës. Si pasojë rritet edhe presioni i migrimit. Kur dhe nëse një person e “bën hapin vendimtar” dhe braktis vendlindjen, kjo nuk varet vetëm nga faktorët e jashtëm. “Një rol të madh luajnë edhe faktorët socialë, mbrojtja nga komuniteti dhe situata individuale financiare.” Autorët e përpilimit të raportit botërore theksojnë përgjegjësinë e vendeve më të pasura që vetë emetojnë shumë gaz karbonik. Ato jo vetëm duhet të ofrojnë mjetet për t’u përshtatur me ndryshimet e klimës, por duhet të ofrojnë edhe pagesa kompensimi për dëmet e klimës të shkaktuara ndërkohë./ DW

LEXO TE PLOTE