LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet me koronavirus një tjetër politikan shqiptar

23 Korrik 2020, 09:18, Kosova & Bota CNA
Infektohet me koronavirus një tjetër politikan shqiptar

Një tjetër politikan i njohur në Kosovë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi i cili në një prononcim për mediat është shprehur se gjendja e tij shëndetsore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.

?Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë?, ka deklaruar Krasniqi.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 150 persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga