Kronika
Hajdutët hyjnë për të vjedhur dhe dëmtojnë tubat/ Rrjedhje gazi në Kishën Katolike të Korçës

Disa persona kanë hyrë për të vjedhur mbrëmjen e sotme në Kishën Katolike të Korçës.
Dyshohet se hajdutët kanë dëmtuar gabimisht tubat e gazit dhe brenda kishës ka pasur rrjedhje gazi.
Nga informacionet paraprake, raportohet se nuk ka të lënduar, pasi personat që kishin hyrë për të vjedhur kanë dalë dhe nuk ka pasur njerëz të tjerë brenda kishës.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është neutralizuar situata. Ndërkohë, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al