Connect with Us

Bamir Topi nuk kursehet ndaj Ramës/ “Është njeri i pabesueshëm, nuk e mban fjalën”

Politikë

Bamir Topi nuk kursehet ndaj Ramës/ “Është njeri i pabesueshëm, nuk e mban fjalën”

Publikuar

-

Bamir Topi nuk kursehet ndaj Ramës/ “Është njeri i pabesueshëm, nuk e mban fjalën”

Ish-presidenti Bamir Topi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa komentoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe mbledhjet e Këshillit Politik.

Topi e cilësoi Ramën si një njeri të pabesueshëm që nuk e mban fjalën që jep.

“Rama është njeri i pabesueshëm. Unë kam eksperiencë me negociatat, por diçka nuk ka lëvizur kurrë. Fjala e dhënë në tavolinë është mbajtur deri në fund. Ai është një njeri që nuk mban fjalën”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Sipas ish-presidentit, sot nuk duhet të fajësohet kryetari i opozitës, por kryeministri.

“Kryetari i PS-së u fut në tryezën e Këshillit Politik atëherë kur ishte rezauruar misioni i tij. Domethënë u fut për të prishur punë. Kryeministri është në hall të madh, përderisa pa turp përdori atë fjalë pa nevojë, pa kundërshtarë, duke dashur të krijojë një alibi mbi veprimet e pandershme politike”, theksoi Topi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha: Jam shpallur ‘non-grata’ sepse kam kërkuar shpalljen ‘non-grata’ të George Soros

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, ish Kryeministri Sali Berisha ishte dje në Korçë ku ka mbajtur foltoren e radhës.

Berisha ka ndarë dhe disa video nga ky takim, ku ai shpjegon arsyen se pse është shpallur nongrata.



“Jam shpallur nongrata sepse kam kërkuar shpalljen nongrata të George Soros, i cili është një armik i betuar i forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë”, shkruan Berisha në tekstin që shoqëron videon./CNA.al

LEXO EDHE:  Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

LEXO EDHE:  Protesta 27 janarit drejt dështimit/ Basha dhe Kryemadhi ‘luftë” për të gjetur protestues

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi në forumin rinor të CDU-së/ “Krenar për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, ndodhet në Gjermani ku forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.

Këlliçi është një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Ai ka ndarë dhe disa foto nga ky takim, ku shprehet krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union

“Pas 1 viti shkëputje për shkak të pandemisë, sërish koha për Deutschlandtag. Sot në Münster, aty ku Junge Union, forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.



LEXO EDHE:  Xhafaj, me kushte për dorëheqjen/ Basha i kundërpërgjigjet

LEXO EDHE:  Basha kujton traditën e etërve të Ramës/Ka shpikur armikun

Më nderon pjesëmarrja me ftesë si një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Me kënaqësi dëgjova fjalën e Z. Armin Laschet, kryetari në detyrë i CDU, kandidati për kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe të personaliteteve të larta e drejtuesëve kryesorë të CDU.

Krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja” e Korçës/ Balliu: Bashkim i demokratëve kundër armikut numër një, Edi Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ditën e djeshme, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur “Foltoren” e radhës në Korçë.

I pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij pas takimit, ka theksuar se kjo ‘foltore’ po rikthen energjinë dhe entuziazmin për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

Sipas Balliut, qëllimi themelor i saj, është përballja me armikun numër një, i cili e ka emrin Edi Rama.



“Është një moment i cili po rikthen entuziazmin dhe energjinë për t’u përballur me regjimin dhe për t’u përballur me gjithë krimet që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Në këtë aspekt ajo që vlen për t’u vlerësuar është që ‘Foltorja’ ka për qëllim bashkimin e gjithë demokratëve në gjithë Shqipërinë.

PD me anë të kësaj ‘foltoreje’ dhe me Kuvendin që do të bëhet së shpejti do të bashkohet dhe do të jetë gati për të përmbysur një herë e mirë regjimin e Ramës. Qëllimi themelor i kësaj ‘foltoreje’ është bashkimi i demokratëve për t’u përballur me armikun numër një që e ka emrin Edvin Kristaq Rama”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE