Connect with Us

Albpetroli, kur ujkut i varin mëlçitë në qafë

Politikë

Albpetroli, kur ujkut i varin mëlçitë në qafë

Publikuar

-

Gent Gazheli, ish-ambasadori shqiptar në Turqi, i cili u përfshi në skandal në rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar i mbetur në kampet siriane, tashmë është vënë në krye të Albpetrol.

Në tetor të vitit 2019, mediat italiane publikuan rastin e fëmijës shqiptar, Alvin Berisha, i cili ishte i vetëm në një kamp të burgosurish, diku në Siri. Alvin Berisha ndodhej i vetëm në mes të një lufte, vetëm 11 vjeç dhe i gjymtuar nga një shpërthim bombe ku mbeti e vdekur dhe e ëma e tij.

Rasti i Alvinit, i cili tronditi gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri u njoh nëpërmjet emisionit italian “Le Iene”, gazetarët e të cilit udhëtuan drejt kampit së bashku me babain e të miturit, Afrim Berishën i cili pas 5 vitesh takoi djalin e tij.

Pamje të tmerrshme, një burrë i cili shpërthen në lot teksa përqafon të birin i mbetur i vetëm mes qindra të burgosurish për terrorizëm.

Edhe më i tmerrshëm momenti kur i duhet ta lërë pas, edhe pse i premtoi se do ta merrte me vete.

Ambasada shqiptare në Turqi, vetë ambasadori ynë në atë kohë, Gent Gazheli u tërhoq në momentin e fundit nga fjala e dhënë. Dhe për më tepër nuk nguroi edhe t’iu mbyllte telefonin gazetarëve të “Le Iene”, të cilët nga Siria e telefonuan që të mbante premtimin dhe t’i ndihmonte me dokumentacionin nevojshëm për të nxjerrë nga kampi i Al Hol-it, 11 vjeçarin shqiptar, Alvin Bersiha. Gjë që më pas solli edhe shkarkimin e tij nga detyra.

Por, edhe pse u lirua nga detyra si ambasador, Gent Gazheli, vijon të “shpërblehet” nga qeveria.

Tashmë Gazheli ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme. Ai është administratori i ri i Albpetrol.

Emërimi i Gazhelit në krye të Albetrol, i përshtatet asaj shprehjes popullore, “kur ujkut i varin mëlqitë në qafë”.

Gent Gazheli ka një CV për tu pasur zili, ai ka mbajtur një sërë detyrash, ku ka “shkëlqyer”.

Gent Gazheli më  herët ka mbajtur detyrën si shefi i Financës në Partinë Socialiste, dhe më tej ish drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, detyrë të ciën e mori në nëntor të vitit 2013, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Kujtojmë këtu se në tetor të vitit 2017, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, në fjalën e tij në 20 vjetorin e shkollës së Magjistraturës ka qenë mjaft i ashpër në qëndrimet e tij. Ai theksoi se 4 familje mafioze dominojnë 20 familje kriminale në Shqipëri.

Ky ishte kryelajmi që u përdor nga mediat në atë kohë.

Por po të lexosh me kujdes fjalimin e Lu, shpërndarë zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së gjen një tjetër akuzë të fortë: “Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”, theksonte në atë kohë, ambasadori Lu.

LEXO EDHE:  Ish-aleati i PS-së, akuza të forta ndaj ministres së Kulturës

Kondrabandë cigaresh, duhani është pika e parë dhe kryesore sipas Lu, që qeveria pretendon se zhdoganon sasi më të mëdha se në vitet e shkuara. Ndërkohë SHBA deklaronte se ka kontrabandë.

Më tej ai vuri theksin tek pastrimi i parave. Kjo vepër penale kontrrollohet nga një agjensi e qeverisë dhe pas dështimit, të dy ish-drejtorët janë shpërblyer nga Edi Rama. E ndërsa Alket Hyseni, u bë deputet, Gent Gazheli u emërua ambassador i Shqipërisë në Turqi.

Gent Gazheli mori detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, më 9 shkurt të vitit 2016, detyrë nga e cila u largua në nëntor të vitit 2019, pas përfshirjen në skandalin në lidhje me Alvin Berishën.

Por edhe në krye të Albpetrol, Gazheli vijon të shkëlqejë.

Në fund të muajit prill 2020, mediat raportuan se Gent Gazheli nxiton të “falë” 48 mijë ton naftë, tender pandemie në kulmin e uljes së çmimit.

Pamfleti, raportonte se “Albetrol” sh.a ka njoftuar hapjen ankandin për shitjen e 48.000 ton naftë bruto.

Po sipas kësaj media, ajo që binte në sy është koha e zgjedhur për të zhvilluar këtë tender të përmasave të mëdha, për shkak se nafta në këtë periudhë pandemie ishte në pikën më të ulët.

“Ndërsa nxitimi për shitjen e saj në këtë periudhë ende të pambyllur pandemie fsheh skenare të rrezikshme për pasurinë e shtetit. E cila mund të përfundojë për pesë lekë në duart e oligarkëve klientë të kryeministrit”-shkruante Pamfleti.

Pra, njeriu i skandaleve, që nuk iu hapi telefonin gazetrëve për rastin e shqiptarëve në Siri, që dështoi tek pastrimi i parave tani do të pastrojë paratë e korrupsionit tek Albpetroli. Një njeri që nuk hap telefonat e gazetarëve, që i lë shqiptarët rrrugëve dhe dështoi se pastrimi i parave çfarë mund tiu sjellë shqiptarëve tjetër./ CNA.al

Largohet nga detyra drejtoresha e “AlbPetrol”/ Zbulohet kandidati kryesor që pritet ta zëvendësojë

Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive

Gent Gazheli largohet nga detyra/ Kandidati i ri del sot para Komisionit

Akuza e fortë e Donald Lu që ngeli jashtë vëmendjes së mediave/Kondrabandë, trafiqe dhe korrupsion i kudogjendur në Shqipëri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Publikuar

-

Nga

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Ish-ministri, Tritan Shehu ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në fokus të postimit që bën në rrjetet sociale vendos fëmijët e Qarkut Gjirokastër, që i cilëson si arsimdashës, ndërsa shton se ata nuk kanë nevojë as për nxitje dhe as propagandë për të shkolluar fëmijët a nipërit e mbesat e tyre.

“Banoret e Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Përmetit, Kelcyres, Memaliajt e Tepelenës nuk kanë nevoje as për nxitje e as propagande për të shkolluar fëmijet a niperit e mbesat e tyre.

Ata e kanë të trasheguar në “genin” e tyre, prej qindra vitesh, brez pas brezi dëshiren, vullnetin dhe sakrificat për shkollim e dije, kjo është pjesë e historisë se atij Qarku, pjesë e jetës së këtyre njerezve kulturdashes, pa të cilen nuk mund të jetojnë”, nënvizoi ish minstri.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës



Sipas ish-ministrit shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, për shkak të mundësive më të mira.

LEXO EDHE:  Lotaria Amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Edhe nqs sot shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, një nga shkaqet kryesore është mundesia e arsimimit, kulturimit, ngritjes në rrugën e dijes se pasardhesve të tyre, në ato nivele europiane që ata kanë aspiruar gjithemone.

Pra sot pavaresisht momenteve tejet të vështira ku jetojmë, për të gjithë ata është një ditë e vecantë gëzimi, por dhe shprese e optimizmi” përfundoi ish-minstri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE