LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës/ Katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

23 Korrik 2020, 07:54, Kronika CNA
Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës/ Katër

Një aksident me katër të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtje në rrugën dytësore  Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimi të policisë,  në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin me inicialet  P.P., me mjetin me drejtues shtetasin me inicialet J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar katër pasagjeret që ndodheshin në makina.

Por fatmirësisht të gjithë të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga