Connect with Us

Ylli Manjani sulmon ndërkombëtarët, thirrje Bashës/ Për aq sa rrinë do bëjnë gjëma!

Politikë

Ylli Manjani sulmon ndërkombëtarët, thirrje Bashës/ Për aq sa rrinë do bëjnë gjëma!

Publikuar

-

Na çatë t*apin/ Manjani ‘shfrenon’ gjuhën ndaj shefes së ONM-së e Yuri Kim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka sulmuar këtë mëngjes ambasadorët që ndodhen në vendin tonë, teksa komenton marrëveshjen që u nënshkrua mbrëmë nga qeveria me opozitën parlamentare.

Manjani deklaron se marrëveshja e mbrëmshme hodhi tutje marrëveshjen që u nënshkruan më 5 qershor në prani të ambasadorëve të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë.

“Shpresoj shumë që shqiptarëve tu ketë dalë pija e ndërkombëtaromahnisë… Teorisë që të ambasadorët e huaj e kanë në dorë këtë vend, iu provua sak idiotësia e saj. Akoma më sak, cullak fare, dolën dekarimet se të huajt po bëjnë drejtësinë, vettingun, SPAK-n etj. Le pastaj budallëkun që FBI ka lënë Amerikën e ka ardhë këtu të na luftojë korrupsionin…

Marrëveshja me Lymin që hodhi në fik marrëveshjen me Kimin, është prova më e sinqertë që tregon se ambasadat e huaja s’kontrollojnë asgjë. Dhe në fakt nuk është as detyrë e as misioni i tyre të qeverisin vendin, të disiplinojnë politikën, të bëjnë ligjet në këtë vend, apo të caktojnë kush hyn në burg e kush jo!!! Kështu ka qenë gjithmonë! Na ra goja duke e thënë…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-ministri i bën thirrje shqiptarëve të mbledhin mendjen dhe të mos besojnë më ndërkombëtarët, ndërsa i thotë opozitës joparlamentare të bindë shqiptarët përse duhet ndjekur ideja e saj.

LEXO EDHE:  Më në fund/ Trump jep "bekimin" për marrëveshjen e Oracle me Tik Tok

“E kuptoni sa i çpifur është teatri ku flitet për “aleatë”, “partnerë strategjikë”?! Po aq i çpifur sa teatri “sa mirë ja bëri Rama Lavrovit”, apo “Shqipërinë e duam shumë”… Iku edhe Lavrovi! Kemi Lymin tani… Burri i shtetit që e kishte mirë me Merkelin, Macronit i çoi atlete, mik i Trumpit dhe i Biden, tani është aleat me Lymin, Mondin, Rudinën e Nimetin… Dhe asnjë mik i huaj s’e ndalon dot në marrëzinë që do ti bëjë vendit të vet. Përse duhet ta bëjnë xhanëm?!

Ndaj mblidheni mendjen! Edi Rama dhe i gjithë modeli i tij politik do jenë aty, gjithmonë pa vota, për aq kohë sa ne i lejojmë të rrinë. I lejojmë ne jo të huajt. Për aq sa rrinë do bëjnë gjëma! Dhe boll me ambasadorë! Ja ku i keni sot! Kanë rënë squk. I hodhi në kosh si letra të përdorura, një marrëveshje me Lymin…

Dhe sa i takon Opozitës zyrtare në ka ndonjë ide politike se si ndalet ky vandalizëm, mirë është ta shpalosë me shqiptarët. Ti ftojë e ti bindë përse duhet ndjekur ideja e saj. Flas për ide, projekt apo plan veprimi politik, jo dekarata. Nuk do vijnë ushtarë të huaj të na bëjnë detyrat e shpisë”, nënvizon ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emri/ Kush është ‘Niku’ i Veliajt dhe i Antimafias italiane

Publikuar

-

Nga

Emri/ Kush është ‘Niku’ i Veliajt dhe i Antimafias italiane

Disa përgjime të Antimafias Italiane të publikuara gjatë ditës së sotme, hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj.

Nga zbardhja e këtyre përgjimeve, dëgjohet të përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

LEXO EDHE:  Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

LEXO EDHE:  LSI i trembet një pakti Rama-Basha?/ Kërpaçi: Boll me marrëveshje qorre, duhet dialog transparent

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai… / tvt

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zbulon Gazment Bardhi/ Ja në cilin qark do kandidojë Basha

Publikuar

-

Nga

E zbulon Gazment Bardhi/ Ja në cilin qark do kandidojë Basha

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreut të duket se është shumë larg.

Por pavarësisht se Mediu dhe Idrizi kanë deklaruar se në zgjedhje mund të shkojë me listë më vete, duket se Basha po bën tentative që t’i ndërrojë mendjen.

Këtë e ka treguar mbrëmjen e sotme sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, I cili deklaroi në Rtsh se PD është duke u marrë me detajet finale të marrëveshjes me PR dhe PDIU.

Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të ëprbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Më në fund/ Trump jep “bekimin” për marrëveshjen e Oracle me Tik Tok

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Nuk i ndryshoj deklaratat për Edi Ramën

Më tej, demokrati tregoi se me shumë gjasa Basha do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha tha se do ta zgjedhë ai në cilin qark do kandidojë.

Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës”, theksoi Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Meta: Komisioni për raportin e Dick Martit i shërben serbëve

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin maoz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report TV mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin me shqiptarët.

Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri.

Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimaa italiane dhe në Itali rezulton me ‘arrest shtëpie’.

Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t, dhe D’Alessandro-t, ortakët e tij, ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Nuk i ndryshoj deklaratat për Edi Ramën

LEXO EDHE:  Ligji për Magjistraturën/ Hahn “i tërheq” veshin Bashës dhe Kryemadhit

Në një takim mes Gallos dhe D’Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në llim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më pare, shkruan Report TV.

Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! Dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me presidentin e Republikës së shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”

Në dosje itet dhe për kontakte të tjera, madje dhe me një ministër dhe për marrjen e disa lejeve për ndërtime kullash në Tiranë me qëllim pastrimin e parave, duke përtuar nga “njohjet” në Bashki.

LEXO TE PLOTE