Connect with Us

Video-Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen detajet, në pranga 16 persona

Kronika

Video-Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen detajet, në pranga 16 persona

Publikuar

-

“Nuk kam shumë ujë në shtëpi”/ I riu bën për spital punonjësin e Ujësjellësit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e shtetit bën të ditur se operacioni  “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin  ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale në PSH, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari  dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “Riviera”.

Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimafia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç.

LEXO EDHE:  “Mos i lini fëmijët ta shohin”/ Rama publikon videon nga spitali në Itali dhe jep mesazhin e fortë

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Vrasja tek ish blloku/ Detaje të reja nga hetimi

LEXO EDHE:  Aksidentohet familja shqiptare në Itali/ 2-vjeçarja shpëton, prindërit në gjendje të rëndë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Një 84-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë rreth orës 09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.S., është gjetur pa shenja jete.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në mes të Tiranës/ Preng Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Publikuar

-

Nga

Atentati në mes të Tiranës/ Preg Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Preng Gjini, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm pranë Urës së Nisharakut në Tiranë pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë dhe disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në një nga zonat mëtë populluara të Tiranës, ku Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.



Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE