Connect with Us

Rindërtimi/ Ahmetaj: Buxheti i Shtetit akordon 34 miliardë lekë

Politikë

Rindërtimi/ Ahmetaj: Buxheti i Shtetit akordon 34 miliardë lekë

Publikuar

-

Rindërtimi/ Ahmetaj: Buxheti i Shtetit akordon 34 miliardë lekë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tregoi se Komisioni Shtetëror i Rindërtimit ka marrë 36 vendime.

Në një konferencë për shtyp, ministri tha se sot Buxheti i Shtetit ka akorduar 34 miliardë lekë ose 340 milionë dollarë për rindërtimin për këtë vit.

Ai tregoi se deri më tani janë dhënë 3.337 leje ndërtimi, nga 56.164 aplikime të qytetarëve për prishje të banesave nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Sot Buxheti i Shtetit ka akorduar 34 miliardë lekë ose 340 milionë dollarë për rindërtimin për këtë vit. 272 milionë euro janë dhënë nga donatorët, 5.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 1.9 miliardë lekë nga bashkia Tiranë. I përmenda këto dy të fundit sepse janë njësi zbatuese.

Në total për t’u rindërtuar janë 143 objekte arsimore, ndër të cilat 33 janë kantierë në ndërtim. 53 prej këtyre godinave do të bëhen nga buxheti i shtetit, ndërsa 90 do të jenë të financuar nga BE. Qëllimi është që me 26 nënëtor nxënësit të futen në këto shkolla dhe ta bëjmë mësimin aty”, u shpreh ai.

Ahmetaj theksoi më tej se: “Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër 3000 mijë të tilla, ndërsa 600 banesa do të bëhen nga Këshilli Shqiptar i Rindërtimit. Për këto puna do të nisë për 3-4 javë. 80 milionë dollarë janë dhëna nga shteti për 23 mijë familje të cilat kanë pasur nevojë deri më tani sa flasim pavarësisht pandemisë, që ashtu si gjithë botën na goditi ekonominë. Më pas shto këtu edhe tërmetin, pasi këto llogaritet shpenzime ekstra. 50 mln euro do të jenë për trashëgiminë kulturore nga Komisioni Europian. Një ndër to do jetë projekti i Durrësit për amfiteatrin.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama u dhuron çelësat e shtëpive dy familjeve në Farkë

Porcesi i ndërtimit ka elementë shumë thelbësor, elementi emocional dhe elementi administrativ. Këto punë nuk bëhen me fjalë, por kjo është një vertetim i asaj që kemi thënë në vazhdimësi. Kemi pasur dy ngarkesa të mëdha, një nga tërmeti një nga pandemia. Për çdo qytetarë që sheh se ndërtimet ecin, apo mbyllja e lokaleve të natës, do të thotë se kush janë ata që përgjigjen. Kjo qeveri nuk përgjigjet vetëm për ditë të mira”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  18 qershori/ Ahmetaj: Mazhoranca rikonfirmohet fuqishëm

LEXO EDHE:  Ahmetaj e thotë hapur/ "Ekonomia shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë"

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE