LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthimi në PD pas shumë vitesh/ Besnik Mustafaj zbulon kushtin që i vuri Bashës

22 Korrik 2020, 16:20, Politikë CNA
Rikthimi në PD pas shumë vitesh/ Besnik Mustafaj zbulon kushtin

Ish-ministri i Jashtëm, njëkohësisht anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj ka qenë i ftuar sot në rubrikën ?Opinion?, në “News24”, ku ka treguar më shumë detaje për rikthimin në PD  dhe detyrën e re që i është besuar nga Lulzim Basha.

?Do të jetë një detyrë me shumë përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri, që është formuluar qartë nga mbështetësit e kësaj skeme, pra konservatorët britanikë.

Kam pas një bisedë me Bashën, ku i kam thënë se nëse shkoj aty, dua të jem përgjegjës për zgjedhjet e mia, pra nuk pranoj ndërhyrje nga lidershipi. Nëse nuk do të funksionojë kështu, unë do të japë dorëheqjen. Unë nuk jam një njeri që bëhem alibi ndaj dikujt tjetër. Unë nuk do të vërtetoj nëse kandidatët kanë pas lidhje me krimin, etj, pasi këto i përkasin Prokurorisë. Por unë do t?i shumë rëndësi standardeve të individit. Kjo do të jetë edhe pjesë e subjektivitetit tim, por unë aty do të jem për të zbatuar frymën?./CNA.al

Lajmet e fundit nga