LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qëndrim kriminal”/ Berisha tregon ku po gabon qeveria në menaxhimin e pandemisë së Covid-19

22 Korrik 2020, 08:48, Politikë CNA
“Qëndrim kriminal”/ Berisha tregon ku po gabon qeveria në

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si qëndrim kriminal, mënyrën sesi po trajtohet nga ana e qeverisë, situata e Covid-19, në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se gabimi i Shqipërisë është numri i vogël i testimeve.

?Qendrimi antitestim eshte kriminal!
Italia 350-443 teste per nje rast Covid 19 pozitiv
Shqiperia 3-4 teste per nje rast covid19 pozitiv.
Testimi per nje rast me covid 19 ne Shqiperi eshte 70 deri ne 116 here me i ulet se sa ne Itali.

Miq, ne komunikatat e tyre te manipuluara te datave 20-21 korrik, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia njoftuan se u kryen perkatesisht 267 dhe 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuan 81 dhe 119. Sipas kesaj statistike dy ditet e kaluara ne Shqiperi u realizuan 3 dhe 4 testime per 1 rast. Nderkohe Italia kater dite me pare kishte kryer 56000 testime kishte 160 raste kurse dje kishte 129 raste pozitiv me covid 19, pra Italia kishte kryer nga 350 deri ne 443 testime per 1 rast pozitiv.

Keshtu, numri i testimeve ne Itali per 1 rast pozitiv me covid-19 eshte 70 deri ne 116 here me i larte se sa ne Shqiperi.

Miq, paraqita keto te dhena ketu per te treguar se sot infektimi ditor per 1 milion banor ne Itali eshte 2.15-2,66 raste kurse ne Shqiperi ky infektim eshte 29 dhe 42,5 raste per 1 milion banore pra eshte 13-17 here me i larte ne Shqiperi se sa ne Itali.?-shkruan Berisha.

Më tej, ai thekson se ?Politika e antitestimit apo testimit sa per sy e faqe qe u zbatua qe ne fillim nga Edvin Xhahili, eshte shkaku themelor se pse Shqiperia pas hapjes ka nje rritje alarmante 4-7 here te rasteve me covid-19. Keshtu, ne Shqiperi pas hapjes numri i te infektuarve eshte 13-17 here me i larte se sa ne Itali pas hapjes.?

Sipas Berishës refuzimi që në fillim i testimit të gjërë është bërë me qëllimin e vetëm që të zvoglohet artificialisht numri i rasteve.

?Refuzimi qe ne fillim i testimit te gjere, vetem e vetem se nuk u blene testet dhe per te zvogluar artificialisht permasat e infeksionit, pati si pasoje direkte liçensimin shteteror te personave te infektuar per te infektuar pa dijenine e tyre sa me shume te tjere duke mos e zbuluar virusin aty ku ndodhej dhe kjo eshte nje krimi i shemtuar.

Po kaq kriminale ishte ne kete kontekst dhe moslejimi i laboratoreve te vendit per te bere testin per covid19 duke genjyer pafytyrsisht se laboratoret per te bere testimin duhet te akreditohen nga OBSH.

Sot kudo ne bote ky test behet falas ose kundrejt pageses me 50 euro edhe ne qendra ambulante ne rruge dhe ne farmaci etj.?-thekson Berisha.

Po ashtu ai rendit edhe pasojat e qëndrimit antitestim.

?Pasojat e qendrimit antitestim jane katastrofale per covid 19 dhe konkretisht:
1-Dalja e plote jashte çdo kontrolli e pandemise se covid 19, perhapja e lire e vetdijshme e saj duke mos zbuluar po me qellim se nuk do te besh testimin qindra dhe mijra raste me covid19.
2-Krijimi i bombave biologjike te medha spitalore si gjenerator te fuqishem te perhapjes se infeksionit ne mbare vendin
3-Rraskapitje dhe demoralizim i te gjithe punonjesve te vijes se pare te frontit, te cilet atehere kur prisnin drite ne fund te tunelit shohin dallgen e 4-5 fishimit te numrit te rasteve dhe mbushjen rishtas te spitaleve me te semure me covid 19 nga qendrimi dhe menaxhimi epidemiologjik xhahil i pandemise nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia, ne nje kohe kur vala e dyte e saj pritet ne vjeshte.

Duke denuar me forcen me te madhe qendrimin antitestim te kryepidemiologut Edvin Xhahil Surreli, kerkoj decentralizimin e menjehershem te testimit molekular per covid 19 dhe i bej thirrje OBSH te ndermarre menjehere nje hetim nderkombetar per qendrimin antitestim dhe manipulimin e te dhenave te pandemise se covid 19 ne Shqiperi nga Edvin Mafia.?-përfundon postimin e tij Sali Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga