LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina Hajdari leksion Bashës

22 Korrik 2020, 20:06, Politikë CNA
“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina

Deputetja Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në ?Repolitix?  ku po diskutohet mbi hapjen e listave dhe ndryshimet kushtuese.

Ajo tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë dhe të mbahet mend si partia që nuk do ndryshim, por të bëhet pjesë e dialogut për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.

Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.

“Do ishte vendim i gabuar nëse Basha , por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njoh ndryshimet kushtetuese,  ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta”, tha Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga